Rita Ora: “E vështirë të arrija këtu ku jam sot”

Rita Ora: “E vështirë të arrija këtu ku jam sot”
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka thënë se në fillim nuk mendonte se do tja dilte të bëhej një person kaq i njohur sa është sot.



Këngëtarja 22 vjeçare është shprehur për revistën “#5 magazine” se kur ka dërguar xhirimet e saj të para në studion e Jay-Z, mendonte se nuk do ta thërrisnin kurrë.

Por ndodhi e kundërta, pasi ata i kërkuan që ta shohin dhe ta dëgjojnë “live”.

“U gëzova shumë,aq sa nuk e di si veprova për momentin, dola jashtë vetes”- ka thënë Rita Ora.



Më pas Rita tregon për sakrificat e bëra vetëm e vetëm që të realizonte ëndrrën e saj.



“Fillova të shes veshmbathjet për të siguruar paratë për biletë avioni, ndërsa kur më thanë se ata do të më paguajnë rrugën për në SHBA, mbeta pa fjalë”- është shprehur Rita.



Rita Ora tashmë është një këngëtare me famë botërore dhe mjaft e pëlqyer nga publiku për muzikën e saj.

(b.t/shqiptarja.com)

4/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!