Këngëtarja 22 vjeçare është shprehur për revistën “#5 magazine” se kur ka dërguar xhirimet e saj të para në studion e Jay-Z, mendonte se nuk do ta thërrisnin kurrë.
Por ndodhi e kundërta, pasi ata i kërkuan që ta shohin dhe ta dëgjojnë “live”.
“U gëzova shumë,aq sa nuk e di si veprova për momentin, dola jashtë vetes”- ka thënë Rita Ora.
Më pas Rita tregon për sakrificat e bëra vetëm e vetëm që të realizonte ëndrrën e saj.
“Fillova të shes veshmbathjet për të siguruar paratë për biletë avioni, ndërsa kur më thanë se ata do të më paguajnë rrugën për në SHBA, mbeta pa fjalë”- është shprehur Rita.
Rita Ora tashmë është një këngëtare me famë botërore dhe mjaft e pëlqyer nga publiku për muzikën e saj.
(b.t/shqiptarja.com)