Rita Ora: “Tani më pëlqejnë më shumë makinat”

Rita Ora: “Tani më pëlqejnë më shumë makinat”
Këngëtarja kosovare Rita Ora ka thënë se roli i saj në filmin “Fast And Furious 6” ka ndikuar që ti pëlqejnë më shumë makinat.

Këngëtarja me famë botërore ka marë pjesë në këtë film në vend të Rihannës, e cila ka qenë më parë protagoniste.



Rita është shprehur e ngazëllyer për angazhimin në këtë film, pasi ai është mjaft i pëlqyer nga publiku.

“Kurrë nuk i kam pasur qejf makinat, por që kur mu desh të merja pjesë në këtë film tani i kam shumë përzemër ato”- ka thënë Rita për mediat e huaja.



“Fast and Furious 6” do të shfaqet në muajin maj dhe në të do të jenë protagonistë aktorët e njohur dhe shumë të pëlqyer, Vin Diesel dhe Dwayne Johnson.

Rita nuk do të shfaqet duke drejtuar ndonjë makinë, pasi ky ishte një vendim i minutës së fundit dhe nuk ka pasur kohë për këtë gjë.



Madje nga koha e paktë në dispozicion ata e kanë xhiruar në Londër atë pjesë.

(b.t/shqiptarja.com)

5/3
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë