Rita Ora, merr tre nominime në “Brit Awards”

Rita Ora, merr tre nominime në “Brit Awards”
Rita Ora ka fituar tre nominime në dy kategori për edicionin e këtij viti të spektaklit më të madh muzikor në Britani të Madhe, “Brit Awards”.

Këngëtarja kosovare ka qenë e pranishme në shpalljen e nominimeve në Londër.

E veshur me një fustan të gjatë të dizenjnuar nga Diane Von Furstenberg, këngëtarja dukej mahnitëse.

Rita ora

Rita është nominuar në kategorinë “Zbulimi i vitit” dhe në kategorinë “British Single”, ku është nominuar me dy këngët e saj “Rip” dhe “Hot right now”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 20 shkurt, ku presim shkëlqimin e radhës të Rita Orës.

Ndërkaq gazeta më e madhe në botë “The New York Times”, e ka cilësuar Ritën si ikona e fundit e modës.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve