Superylli shqiptar, Rita Ora, ka zbuluar se është duke planifikuar një koncert në Kosovë, pasi është ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga.
Rita, e cila origjinën e ka kosovare, por që është rritur në Londër, pritet që të kthehet në Prishtinë për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Unë jam ftuar nga presidentja e Kosovës për të shkuar më 28 nëntor në 100 vjetroin e pavarësisë, kështu që mund të performoj disa këngë akustike si befasi për bashkëvendasit e mi”, ka theksuar Rita për revistën BANG.

Bjondja 21 vjeçare ka një dashuri të madhe dhe të veçantë për vendlindjen e saj, nga e cila ajo dhe prindërit e saj u larguan kur ajo ishte vetëm një vjeç, për shkak të luftërave ballkanike.

Sot ylli botëror mezi pret të kthehet në Kosovë që prej kohës kur nënshkroi kontratë me reperin Jay-Z, Roc Nation.

Albumi i ri i Rita Orës i titulluar “ORA” do të jetë në shitje nëpër botë që prej datës 27 gusht.

Su/ Shqiptarja.com