Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora duket se është duke i ngjitur hap pas hapi shkallët e suksesit botëror. Mësohet se Ora është nominuar në dy kategori  gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards”.

Kategoritë në të cilat Ora është e nominuar janë  “Best Look” paraqitja më e mirë  dhe “Best World Stage” artistja më e mirë në skenën botërore.

rita ora

Ndërkohë personazhe të tjerë të njohur të cilët janë nomiuar në kategori të tjera janë Bruno Mars me këngën “Locked Out Of Heaven”, Robin Thicke me “Blurred Lines” dhe apo bukuroshja e ishujve Barbados, Rihanna me këngën “Diamonds”.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)