Rita Ora nominohet për çmimin “Oscar”

Rita Ora nominohet për çmimin “Oscar”
Këngëtarja shqiptare Rita Ora është nominuar për çmimin “Oscar” për kolonën zanore më të mirë me këngën “Grateful”.

Kënga e Ritës është përdorur për filmin e vitit 2013 “Beyond the Lights”, i cili është nominuar për këngën më të mirë origjinale në ceremoninë e 87-të të ndarjes së çmimeve prestigjioze.

Kënga është kompozuar nga Diane Warren, e cila pritet ta pranojë çmimin i cili jepet për kompozitorin apo kompozitorët e këngës.

Të nominuarit për kategorinë “Kënga Origjinale” zakonisht performojnë gjatë ceremonisë, që do të thotë se Rita do të jetë e pranishme për “Oscar” që do të mbahet më 22 shkurt në Los Angeles. 

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois