Rita Ora përveç surprizës që ka marrë si e nominuar në çmimet Oscar, është bërë edhe pjesë e nominimeve në eventin muzikor Brit Award.

Këngëtarja dhe ish i dashuri i saj Calvin Harris janë nominuar në të njëjtën kategori për çmimin Best British Single duke u vënë përballë njëri tjetrit si rivalë.

Rita është nominuar me hitin që ka tekstshkrues dhe producent Calvin Harris, “I Will Never Let You Down”.

rita ora

Ndërsa Calvin është nominuar për hitin e verës së kaluar “Summer”.

Ata janë ndarë në qershor të vitit të kaluar.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)