Rita Ora është e njohur për stilin e saj ekstravagant dhe shumë sportiv. Por në 111 vjetorin e butikut “Bergdorf Goodman”, në New York ku ajo ishte një ndër të ftuarat speciale, bukuroshja shfaqet si një zonjushë me klas.

E veshur me një fustan të gjatë e tw bardhë dhe me një model shumë klasik flokësh, biondja ka treguar më së miri anën e saj femërore.

“Për mua moda është art, ndaj dhe unë e ndryshoj veshjen time dhe kjo më bën të ndihem shumë mirë”, është shprehur Ora.

Në këtë event kanë qenë të pranishëm njerëz të famshëm të shou bizit botëror.
Su/ Shqiptarja.com