Rita Ora si Prince,
gati albumin ndërkombëta

Rita Ora si Prince,<br />gati albumin ndërkombëta
Rita Ora duket se është kthyer nga frymëzimi i saj i fëmijërisë në albumin e saj të dytë, duke u bazuar në Prince dhe Chaka Khan.
 
Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” po punon për albumin e saj të dytë dhe e konsideron Prince dhe Chaka Khan si inspiruesit  e saj kryesorë.
 
“Unë jam rritur dhe kam dëgjuar muzikë të njerëzve që kanë lançuar së fundmi. Por, unë jam kthyer tek baza e dashurisë sime për Prince dhe Chaka Khan. Jam thjesht unë që po e gjej një balanc ndërmjet tyre”.
 
“Mendoj se është koha që unë të shpërthej. Këto ditë njerëzit nuk kanë durim dhe po pyesin për atë që do të lançoj. Ju thjesht duhet që të jeni të durueshëm”, ka thënë Rita Ora për një radio amerikane.
 
22 vjeçarja pritet të nxjerrë në treg albumin e dytë të saj dhe ky do të jetë albumi i parë ndërkombëtar, pas suksesit në top listat britanike të albumit “Ora”. Gjithashtu Rita Ora flitet se mund të jetë pjesë e jurisë së “X Factor” në Britani.

(J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve