Rita Ora surprizon përsëri me stilin e saj

Rita Ora surprizon përsëri me stilin e saj
Këngëtarja kosovare Rita Ora, është një nga femrat që nuk ka frikë të eksperimentojë me veshjet e saj.

Së fundmi ajo është paraqitur me një stil mjaft të veçantë në evente të ndryshme.



Ditën e djeshme Rita mori pjesë në festivalin e përvitshëm të muzkiës “Coachella”, i cili mbahet për tre ditë.

Në këtë festival debutojnë këngëtarë të njohur me famë botërore në rryma të ndryshme.



22 vjeçarja bukuroshe mbante të veshur një fund të gjatë në ngjyrë lelja, bluzë me mëngë të shkurtra në ngjyrë portokalli dhe një palë atlete të zeza.

Stilit të çuditshëm Rita i kishte shtuar dhe një palë syze të lezetshme duke siguruar vëmendjen e shumë personave të pranishëm aty.



Ndërsa më herët Rita u shfaq me një fund dhe bluzë të shkurtër, e cila nxirrte në pah barkun e tonifikuar.



Rita nuk ka ngurruar të pozojë para fotografëve duke buzëqeshur dhe duke u treguar mjaft e lirshme.

(b.t/shqiptarja.com)

7/4
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit