Rita Ora tashmë dhe aktore,
pjesë e serialit “Beverly Hills 90210”

Rita Ora tashmë dhe aktore, <br />pjesë e serialit “Beverly Hills 90210”
Këngëtarja e famshme me origjinë kosovare, Rita Ora këtë radhë ka tërhequr vëmendjen mediatike me paraqitjen e saj në serialin e njohur “Beverly Hills 90210”.

Ajo ka marrë pjesë në këtë serial si këngëtare duke interpretuar disa nga hitet e saj.



Prej disa kohësh Rita ka xhiruar dy videoklipe të reja “Lay daën your ëapons” dhe “Torn apart”, të cilat pritet të publikohen së shpejti në treg.



Xhirimet për videoklipin e këngës “Torn Apart” janë zhvilluar në Tajlandë, ku vetë këngëtarja ka publikuar në faqen e saj në Twitter disa foto të realizuara gjatë punimeve të videoklipit.

Fotot kanë qenë mjaft gazmore, pasi Rita shfaqet sipër një elefanti. Kënga “Torn apart” do te jetë pjesë e albumit që këngëtarja, e cila banon në Londër, do të promovojë në Amerikë.

(b.t/xh.k/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!