'Rithemelimi' denoncon sërish kryebashkiakun e Vaut të Dejes: I dha 51.2 mln lekë kompanisë për rikonstruksion rruge, punimet s'përfunduan

Nënkryetari i ‘Rithemelimit’, Luciano Boçi ka reaguar për denoncimin që ka bërë PD për kontratën e bashkisë Vau i Dejës në lidhje me rikonstruksionin e rrugës Vilë. Boçi thotë se është shpallur fitues operatori me inicialet L.C. dhe Bashkia e drejtuar nga Mark Babani, ka lidhur kontratën prej 51.2 milionë lekë por nuk është bërë puna.

Ndonëse puna ishte parashikuar të realizohej për 187 ditë, Boçi thotë paratë janë derdhur në llogaritë e kompanisë me firmën e kryebashkiakut të Babani pa përfunduar punimet. Boçi përsërit thirrjen e SPAK dhe kërkon nga prokurorët specialë shqyrtimin e dosjeve për të cilat kanë ngritur padi dhe kanë depozituar dokumente.

“Sot nga Foltorja e PD, po paraqesim denoncimin e radhës mbi vjedhjen e radhës, e cila nuk duket të jetë as e para dhe as e fundit. Partia Demokratike ka paraqitur në SPAK kallzimin me nr. Protokolli 79, më datë 24 nëntor 2021. Objekti i kallzimit ka të bëjë me një kontratë të Bashkisë Vau i Dejës për “Rikonstruksionin e  rrugës Vilë, Njësia Administrative Temal, për të cilin është shpallur fituese, më 25 mars 2021, operatori me inicialet L.C. 12 ditë më vonë Bashkia ka lidhur kontratën prej 51. 2 milion LEK me këtë firmë.

Referuar dokumentacionit, punimet kane filluar më datë 7 qershor 202l, dhe më datë 9 korrik 2021 është shlyer një pjesë e shumës, prej 34.8 milion LEK. Po sipas këtyre dokumenteve  operatori me inicialet   L.C për 32 dite punë ka realizuar 68% të punimeve. Gjë e pabesueshme duke marrë parasasysh se afati i realizimit të punimeve, sipas DST, është 187 ditë kalendarike, por edhe terrenin, siç do ta shihni në fotot bashkangjitur.

Më datë 20 gusht 2021 është shlyer edhe situacioni përfundimtar me vlerë 16.3 milion LEK.  Kontratat janë firmosur, paratë janë derdhur në llogaritë e kompanisë me firmën e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, por VINI RE! puna e specifikuar në dokumentacion nuk është bërë”, thotë Boçi.

Ndër të tjera publikon fotot duke thënë është dokumentacioni me fakte që vërtetojnë atë që thotë.

  1. “1.Investimi eshte realizuar në masën 0%, pra nuk është bërë asnjë punë; 
  2. 2.Në anën tjetër, shlyerja/likuidimi është bërë në masën 100%;
  3. 3.Preventivi dhe projekti fillestar jane ndryshuar totalisht, duke hequr 5 nga 8 zërat e punimeve.
  4. 4.Në Akt-Konstatimin e drejtorisë së Anti-korrupsionit rezulton që çmimet në preventiv janë më të larta se ato te Manualit.
  5. 5.Objekti nuk është marrë në dorëzim dhe nuk ka pasur komision monitorimi dhe marrje në dorëzim të të objektit të përfunduar. Me sa duket nuk ka Komsion aq të guximshëm sat ë marrë në dorëzim punë të papërfunduara!
  6. 6.Punimet referuar process-verbalit të Aktit të Kolaudimit dt 15.09.2021 punimet janë realizuar për 65 ditë, kur në fakt duheshin 187 ditë.
  7. 7.Fotot e raportit teknik të tenderuar, dhe ato të bëra më datë 14 nëntor 2021, tregojne një situatë identike të rrugës, si para dhe "PAS" punimeve.
  8. 8.Janë falsifikuar të gjitha dokumentet, të cilat pasqyrojnë të dhëna të pavërteta, dhe janë firmosur JO NGA KOMISIONI, por nga KRYETARI BASHKISË, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe duke pasqyruar në to të dhëna të rreme, sikur është bërë punë”, tha Boçi.

Në përfundim shprehet se qytetarëve të Vaut të Dejës u janë vjedhur plot 51.2 milion lekë duke falsifikuar dokumentat, duke quajtur të bëra punët e pabëra, dhe duke futur paratë në xhep. Nuk është hera e parë që Boçi bën thirrje ndaj SPAK për tenderat që jepen nga Bashkia e Vaut të Dejes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda