‘Loja’ me përjashtimet, Alibeaj vendim pasi Salianji nisi mbledhjen e firmave për shkarkimin e tij si kreu i grupit

TIRANË- Përjashtimi i 4 deputetëve që zyrtarisht u argumentua nga Enkeleid Alibeaj se nuk reflektuan për dhunën ndaj selisë blu 8 janarin e vitit të kaluar, është një vendim që vjen pasi Ervin Salianji nisi mbledhjen e firmave për ta shkarkuar dhe për të marrë vetë ai drejtimin e grupit parlamentar të PD.

Një fakt të tillë, e konfirmoi edhe kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, i cili nuk e pati një përgjigje se sa firma janë mbledhur deri më tani për shkarkimin e Alibeajt.

“Nuk kam një bilanc që t’ju them saktë se ku janë, sepse jam marrë me probleme krejt të tjera sot”, tha Berisha.

Në një linjë shfaqet edhe Edi Paloka, deputet dhe nënkryetar i PD së Rithemeluar

 “Shkarkimet janë të lidhura me firmat e Salianjit, nga frika se ka mbledhur firmat e nevojshme”, tha Paloka.

Ferdinand Xhaferri nga radhët e deputetëve që mbështet Alibeajn, tha se nuk ka firmosur për përjashtimin e kolegëve.

“Jam informuar në media dhe tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje....Do votoj pro çdo nisme që në gjykimin tim ndihmon që opozita të mos dobësohet”, u shpreh Xhaferri.

Vijimi i luftës brenda grupit parlamentar të PD, ka prodhuar edhe distancime. Deputeti Petrit Doda, që zëvendësoi mandatin e Alfred Rushajt, ka vendosur të mos bëhet pjesë e lojës së grupimeve në PD dhe mësohet se në Kuvend do të regjistrohet si deputet i pavarur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:52
A është dakord me zëvendësimin e Alibeajt me Salianjin? Berisha: Do pranoj vullnetin e demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në selinë blu, ndërsa për mediat ka komentuar edhe zhvillimet më të fundit, zëvëndësimin që pritet për kreun e grupit të PD-së, mes Enkelejd Alibeajt dhe Ervin Salianjit. I pyetur nëse e mbështet Salianjin në këtë lëvizje, Berisha tha se do të pranojë vullnetin e demokratëve.

Sa i takon vendimit të Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi i PD, Tritan Shehun, Agron Shehajn, Belind Këlliçin dhe Oerd Bylykbashin, Berisha tha se ai ka zbatuar urdhrin e Edi Ramës. 

A janë mbledhur të gjitha firmat për shkarkimin e z. Alibeaj nga Kryetar i Grupit? 
Nuk kam një bilanc që t’ju them saktë se ku janë, sepse jam marrë me probleme krejt të tjera sot.
Si e komentoni largimin e 4 deputetëve nga Grupi parlamentar?
Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës. I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama për arsyet që i di vetë ai. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar edhe më shumë mbi dinjitetin e tij.

Berisha u ndal edhe tek rasti i zyrtares Alda Klosi, për të cilën tha se Policia ka bërë çmos që të mos e bënë publik emrin e saj, së cilës iu vodhën 120 mijë euro nga pastruesja.

E ardhmja e grupit parlamentar do jetë një grup i cili do të mbrojë në të gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet çka është detyra kryesore e opozitës. Kjo qeveri nuk ka ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, ministrat, vetë Rama. Pra vjen zonja me 40 metra katror apartamente dhe bëhet me 7 apartamente, fillon ndërtimin, lumturon edhe të tjerë përreth saj. Nuk ndodh kund. Ka një shpërthim të këtij llumi në mënyrën më të paimagjinueshme. Kurrë një qeveri nuk mund të lejojë vetes abuzimet në shkallë. Ajo që ishte po kaq përpjekje e Ramës për ta fshehur emrin e Alda Klosit, më është dërguar emri nga qytetari dixhital. E bëra publik se s’po e bënin, po përpiqeshin të bënin të njëjtën skenë që kanë përdor me Damianin, Spiropalin dhe Beqajn. Unë do pranoj vullnetin. Salianji është nënkryetar grupi. Do pranoj vullnetin e deputetëve të PD. Unë u ndala në detyrat e mëdha që kanë. E morët vesh skandalin e fundit të Veliajt. Kjo nuk mund të imagjinohet, hap tenderin për ti marrë vetë paratë. Është një vit që këta do marrin përgjigjen përfundimtare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Berish: 11/01/2023 16:58

    Po kete temin e pranon?

    Përgjigju
  • Ledi: 11/01/2023 15:26

    Salianji e kerkon postin e krytetarit te grupit te PD per te bere presionn ne gykaten e apelit per te mos u denuar per mashtrim duke prekur rendin kushtetues me protestat e dhuneshme te opozites Gjykata ti tregoi vendin ketij mashtrusi serial

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur