Komisioni Hetimor për Shëndetësinë që u ngrit më 21 mars 2024, me 95 vota pro dhe me votën e vetme të abstenim të Erjon Braçes hodhi hije dyshimi mbi lidhjet klienteliste të Rithemelimit për shkak se u tërhoq nga hetimi për 2 koncesione, atë të laboratorëve mjekësore dhe hemodializës, të lidhura me biznesmenin Allajbeu dhe spitalin amerikan.
Ish-deputeti Halit Valteri në 'Studio Live' ka ironizuar deputetët e opozitës për dakordësinë në lidhje me Komisionet Hetimore në Kuvend.
Çuditërisht, sipas tij nuk kërkuan komision për dy koncesionet që lidhen me Klodjan Allajbeut. Nga ana tjetër, thumboi deputeten Albana Vokshi, që sipas tij nuk di nga i merr lekët më përpara.
'Kemi ca deputetë si manekinë të opozitës që luftuan si Don Kishoti me Sancho Panchon me mullinjtë e erës dhe nga 8 komisione që kërkuan me dy bënë pazare. Dy ato të shëndetësisë dhe Klodi i amerikanit i mori me të mira. Dhe çuditërisht ato 2 koncesionet e Klodit nuk u kërkuan.
E shkreta Vokshi. Vokshi ka një hall të madh, se ka humbur memorien dhe nuk di nga i merr lekët në fushatë. Këtë e ka problemin. Se ka shumë njësi këtu në Tiranë edhe s’di ku të marri më përpara. Se s'dua të merrem më këtë temë. Dua të merrem me tema të tjera që janë më të bukura.', tha Valteri për gazetarin Arbër Hitaj.
Rithemelimi dhe Partia Socialiste arritën dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore në Kuvend, një për sistemin TIMS dhe tjetra Komisioni i Shëndetësisë, për koncesionin e sterilizimit dhe check-up. Fillimisht kërkesat e Rithemelimit për të cilën zhvilluan edhe kaosin disa mujor në Kuvend, ishte për 8 komisione hetimore, nga të cilat mazhoranca pranoi vetëm dy.
Në objektin e hetimit të komisionit hetimor për Shëndetësinë nuk u përfshi kontrata koncesionare për laboratorët mjekësorë dhe koncesioni i hermodializës të lidhur me biznesmenin Klodjan Allajbeu.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
11.9%
-
Jo
80.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 536
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Prokuroria e akuzon për pastrim parash dhe falsifikim, nis gjyqi për Klodian Allajbeun e 'Spitalit Amerikan'! U përfituan 3 mln euro
21 Mars, 08:43
-
U la jashtë listave, Dash Sula flet me emra: Gatuajnë thashethemnajën për Berishën! Ata më bënë gjënë më të madhe
21 Mars, 07:00
-
‘Qeveria përfaqëson mendimin e bandave’/ Valteri replikon me Logun: A i njeh bandat e Zenit ?
18 Mars, 22:20
-
‘Kam denoncuar kancerin e politikës Ilir Meta’/ Valteri për ‘Repolitix’: PS nuk është si opozita që u fsheh në listën e mbyllur si ‘struci’
18 Mars, 21:30
-
'PS iu ka dhënë mundësinë të gjithëve', Rama-Valterit: Kemi një ballist që kur na njohu nuk na u nda më! Hudhër më të mirë nuk ka
17 Mars, 09:48
-
Vilma Nushi paditi Vokshin për shpifje, shtyhet seanca në GJKKO! Mungoi deputetja e PD
13 Mars, 09:16
-
Karanxha: Masa ndaj Veliajt bolshevike, e tha dhe Strasburgu! Valteri: U shkelën standardet! Bala: Dyshoj te Dado, ja kush është Nesti Angoni! Muça: Prokurori kërcënoi
6 Mars, 22:01
-
Debati në ‘Repolitix’, Kthupi: Ilir Meta lirohet sapo fiton mandatin! Valteri: Nuk del pa u betuar në Parlament! Muça: Ndaj u fut te listat e mbyllura! Çaça: Topi i kalon SPAK!
4 Mars, 21:31
-
Vilma Nushi paditi Vokshin për shpifje, s’pajtohen në seancë! Deputetja e PD-së: Nuk heq dorë, do t'i shkoj deri në fund
26 Shkurt, 11:33
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41
-
Deputetja e PD, Albana Vokshi paraqitet në SPAK! E paditur për shpifje nga koncesionari i Check Up
11 Shkurt, 12:51
-
Azgan Haklaj: Në PD Bardhi do ketë betejë të ashpër me Berishën, shkoi për t'i marrë partinë! Valteri: Saliut s’do i hiqet kurrë ‘non grata’
7 Shkurt, 17:44