Pr.buxheti 2024, deputetja e PS: Opozita të debatonte në komisione, gati të shqyrtojmë propozimet e PD

TIRANË- Ditën e hënë dhe të martë është parashikuar seancë maratonë në Kuvendin e Shqipërisë për të diskutuar për projektbuxhetin 2024, por pritet me interes edhe për shkak se Rithemelimi ka paralajmëruar sërish që do të bllokojnë seancën. Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi tha në Report Tv se maxhoranca është përgatitur për diskutime.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ekonomi tha se për shkak të bllokimit të punës që opozita ika bërë në Kuvend dhe Komisione e kanë diskutuar buxhetin online, ndërsa thekson se edhe deputetët e opozitës duhej të ishin pjesë e diskutimeve, pasi janë votuar për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

"Për një parlament nuk ka ligj më të rëndësishëm se buxheti. Garanton vitin ushtrimor, t’i japim mundësi viti pasardhës të kryejë detyrat. Opozita duhej të ishte pjesë e diskutimeve, ata kanë votuesit e tyre për të cilin janë përgjegjës. Kjo është  e para, duhet të ndihen përgjegjës për buxhetin. Në momentin që opozita bllokon mbledhjet, natyrisht që do përdoren elementët e tjerë, mbledhjet online. Mënyra si kemi punuar tregon që jemi të ndërgjegjshëm për misionin e madh që kemi për ti shërbyer popullit. Në këtë moment që jemi bëhet diskutimi në parim, pastaj lëvizjet që propozoni të diskutohen, kalendari është miratuar dhe vazhdojnë ën ditët në vijim dhe ka një diskutim të dytë nen për nen dhe shikohet nëse do ketë lëvizje brenda linjave. Ne jemi përgatitur për të pasur seancë për buxhetin, PS është gati për diskutime”, tha Ekonomi.

E pyetur nëse do pranojnë propozime të opozitës për buxhetin, Ekonomi tha se janë gati për t'i kaluar për shqyrtim në Komisionin e Ekonomisë, edhe pse sipas saj buxheti i prezantuar siguron mbështetje për të gjithë.

Ajo komentoi edhe projektbuxhetin për bujqësinë.

“Është menduar të bëhen disa lëvizje, shtimin e sipërfaqeve të tokës nën ujë, duke rritur edhe sipërfaqen ujitshme dhe të kulluar. Duke krijuar mundësinë për të mbrojtur bujqësinë nga dëmtuesit ambientalë. Mbështetje edhe sa i takon regjistrimit të produkteve të certifikuara të një zone gjeografike, apo mund për të ndërhyrë me investime të huaja direkte. Kemi zhvilluar pikat e grumbullimit që kanë zhvilluar si nxitëse  eksporteve. Të dhënat e këtij viti treg që bujqësia jonë ka rritur eksportet në vlerë.  Vëmendje po i jepet edhe blegtorisë, dhe peshkimit. Këto janë masa horizontale që në moment të dytë do rishikohen”, vijoi Ekonomi.   

Grupi i Rithemelimit nuk do të heqë dorë nga skenari i kaosit për të mos lejuar zhvillimin normal seancave parlamentare me pretendimin se po u mohohen të drejtat e opozitës. Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se opozita do të bllokojë seancën maratonë 2 ditore të datave 20 dhe 21 nëntor, ku Parlamenti do të shqyrtojë në parim projekt-buxhetin e 2024.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë