'Rithemelimi' përfundon zgjedhjet për kryetar dege, Vokshi: Ishin mbi 39 mijë pjesëmarrës, janë zgjedhur 8 gra kryetare

Procesi zgjedhor i drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit ka përfunduar në 70 degë në të gjithë Shqipërinë. Në një konferencë për mediat, Albana Vokshi bëri me dije se ushtruan të drejtën e votës 39.512 qytetarë ndërsa për herë të parë u zgjodhën 8 zonja kryetare. 

Vetëm në degën 12 në Tiranë dhe në Malësinë e Madhe thotë se nuk është bërë procesi i zgjedhjeve.

“Sot mund të themi që në 70 degë të PD ka përfunduar procesi zgjedhor. Janë 39512 anëtarë që kanë ushtruar të drejtën e votës. Interesi i demokratëve ishte i lartë. Menaxhimi ka qenë shumë i mirë. Ka pasur fluks të madh në një pjesë të madhe të degëve. Konkurrenca ishte shumë e lartë, duke sjellë cilësi të lartë të përzgjedhjes. 190 ishin kandidatët, 27 ishin zonja në të gjitha degët ku janë zhvilluar zgjedhjet.

Është pjesëmarrje më e madhe se në 13 qershor. Interesi i demokratëve ka qenë i lartë për këtë proces zgjedhor. Menaxhimi ka qenë shumë i mirë nga grupet e punës në çdo degë. Kanë qenë 192 kandidatë, 27 kandidatë kryetare. Për herë te parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare”, tha Vokshi.

Mbrëmjen e djeshme, pas një mbledhje prej më shumë se 4 orësh të Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha, i cili drejtoi mbledhjen, tha se data 21-22 maj do t’i propozohet Kuvendit Kombëtar të PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën