Rithemelimi ditën e nesërme do të zhvillojë një protestë përpara Kuvendit dhe për këtë Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra.
Duke theksuar thirrjen ndaj qytetarëve për t’u larguar nga aktet e dhunës, policia njofton se, në orën 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D'Ark dhe rrugën "Xhorxh Bush".
Blutë bëjnë thirrje që drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.
Ditën e djeshme (4 qershor 2024) Rithemelimi mbajti protestën e saj të 10-të para Bashkisë së Tiranës, ku edhe kësaj herë nuk munguan skenat e dhunës me molotovë.
Molotovët që rrezikuan për 9 protesta radhazi jetën e efektivëve të policisë, dje u zëvendësuan me 10 goma të vjetra, që u shkrumbuan te këmbët e policëve, duke mbushur me tym e blozë të gjithë të pranishmit.
Tentativa për ndezjen e gomave solli reagimin e menjëhershëm të policisë, e cila lëshoi gazin e fikseve të zjarreve për të penguar zjarrin, veprim që solli acarim deri në sulm të protestuesve.
Kaq mjaftoi që në drejtim të policisë të niste një valë e madhe sulmi me sende të forta, shishe, vezë e përplasje që u mbyllën me djegien e gomave.
Kur protesta kthehet ne dhune disa here qeveria ka te drejte te anulloje protestat ne vazhdim.
Përgjigju