Komisioni i Rithemelimit ka zhvilluar gjatë ditës së sotme zgjedhjet për kryetarin e degës së PD. Ato u mbajtën në 9 degë të PD, konkretisht në Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Tropojë dhe në 4 degë të Tiranës.
Kandidatët dhe fituesi:
PD dega Kuçovë
1. Nerjan Dine Pasho
2. Myslim Isuf Haxhi- FITUES, me 57% të votave
PD dega Skrapar
1. Besnik Ali Osmani
2. Hajredin Lahe Bakiasi- FITUESI, me 69% të votave
PD Dega Elbasan
1. Blendi Ferdinand Himci- FITUES, me 66 % të votave
2. Eliona Hetem Gremi
3. Elior Flamur Vila
4. Klodiana Ilir Capja
5. Sonila Maksim Daiu
PD Dega Tropojë
1. Besnik Xhafer Dushaj
2. Feride Rexhep Rrahmanaj
3. Ram Bajram Oruci
PD Dega 6 Tiranë
1. Alban Feko Hoxhaj
2. Onelda Gjin Zefi- FITUESE, me 79.7 % të votave
PD Dega 10 Tiranë
1. Andi Gani Beliu- FITUES, me 65% të votave
2. Ilir Halit Stojku
3. Shkëlqim Muharrem Spaho
4. Xhulia Aranit Xhekaj
PD Dega 11 Tiranë
1. Arbër Ded Qehaja
2. Shkëlzen Mark Mustafaj
3. Ahmet Ali Meshi
4. Mërgim Nazmi Hoxha
PD Dega 16 Tiranë
1. Eduard Gani Rexha, FITUES me 69.7% të votave
2. Ilir Lush Zmalaj
3. Kujtim Veli Kola
PD Dega Paskuqan
1. Anton Lek Pjetërnikaj- FITUES me 86% të votave! Ai ishte një prej 11 kryetarët e degëve që ka shkarkuar ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, kjo pasi mbështeti organizimin e Kuvendit të Berishës më 1 dhjetor.
Më herët Komisioni i Rithemelimit zgjodhi Agron Lokën në Fushë Krujë, Leonard Rakipajn në Selenicë, Rrapi Gjikën në Fier, Resmi Shanaj në Mallakastër dhe Emels Xhaxhaj në Roskovec.
Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD do të përfundojnë më 20 prill. 10 ditë më pas, Rithemelimi mbledh Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Anton Pjetërnikaj, fituesi i degës Paskuqan në zgjedhjet e “Rithemelimit” ishte një prej 11 kryetarët e degëve që ka shkarkuar ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, kjo pasi mbështeti organizimin e Kuvendit të Berishës më 11 dhjetor.
Ai u shpall fitues me 89% të votave.
Hajredin Lahe Bakiasi është kreu i ri i PD, dega Skrapar. Ai u zgjodh në këtë post me 69% të votave të demokratëve që morën pjesë në proces.
“Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Skrapar.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Skrapar u shpall Z. Hajredin Lahe Bakiasi me 69% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.”, njofton Komisioni i “Rithemelimit” në PD.
Grupi i Rithemelimit në Elbasan po zhvillon sot zgjedhje për kryetarin e degës në këtë qytet. Dhjetëra demokratë janë parë në radhë për të votuar për zgjidhjen e kryetarit të degës. Ato shprehen se Alibeaj dhe Bardhi po tentojnë të përçajnë demokratët.
‘Jam për bashkimin e PD-së me drejtësi. Alibeaj të vijë dhe të votojë. Kjo është anëtarësia nuk është në Tiranë. Alibeaj bashke më Gaz Bardhin po tentojnë ta përçajnë. Po nuk u bashkua voto kot.’- u shprehën anëtarët.