Rithemelimi 'dogji' Kuvendin, Bamir Topi: Banda në institucionin e fjalës së lirë, ajo sallë nuk jep shpresë për sa kohë ka brenda ‘agjentin mikrobik’

Kaosi i krijuar nga Rithemelimi në Kuvendin e Shqipërisë për ish-presidentin Bamir Topi është "rrjedhë e një sëmundjeje relativisht të gjatë dhe kronike që ka përfshirë politikën shqiptare".

I ftuar në “Frontline” në Report TV me Marsela Karapançon, Topi shprehet se në të gjithë eksperiencën e tij nuk e ka parë kurrë kështu parlamentin, duke iu referuar skenave 

“Është rrjedhë e një sëmundjeje relativisht të gjatë dhe kronike që ka përfshirë politikën shqiptare dhe parlamenti është institucioni më përfaqësues i politikës. Shohim dy banda në atë institucion që duhet të ishte i fjalës së lirë i respektimit të ligjit i komunikimit me publikun. Kemi bandën e pushtetit dhe bandën e opozitës. Diagnoza duhet treguar drejt. Në një eksperiencë të gjatë parlamentare kurrë nuk e kam parë parlamentin kështu, ndonëse ka pasur dhe ngjarje tragjike deri në plagosje, kurrë s’ka qenë kështu. Kam menduar se këto mendje do emancipoheshin por po rrëshqasin keq e më keq”, tha ai në Report Tv.

Për Topin salla e Kuvendit nuk ofron shpresa se gjërat do të ndryshojnë dhe kjo situatë sipas tij do të vazhdojë kështu për aq kohë sa “e keqja është brenda”, duke nënkuptuar Berishën.

“Kjo situatë do zgjasë aq kohë sa e keqja është brenda. Duke vazhduar metaforën e diagnozës agjenti mikrobik viral për të mos thënë një sëmundje më të rëndë të pashërueshme, është brenda... Ajo sallë nuk ofron asnjë shpresë se gjërat do të ndryshojnë. Kur e bëj këtë koment nuk kam parasysh përbërjen e të gjithë deputetëve sepse nuk janë futur të gjithë me një thes. Edhe pjesëtarët e bandave klasifikohen si njerëz në vijën e parë.

Aty është një e keqe e madhe që më bën të rikthehen në atë situatë që e kam kundërshtuar në 2008. Pashë që qëllimi ishte shumë i mbrapshtë. Ky është një krim që i është bërë demokracisë. Nëse ata do kishin menduar se nga paaftësia do kishin reaguar janë të dy. Mos e mendoni se ai që është në opozitë nuk ka pushtet është pushteti i opozitës", u shpreh ai në Report Tv.

Rithemelimi nuk ndalet me aktet e papërsëritshme në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa e fundit që i vuri kapakun ishte skenari i ditës së djeshme që përkoi me futjen e sendeve të ndaluara në seancë. Deputetët e grupit Berisha-Bardhi i kamufluan tymueset në parfumet e grave deputete, ndërsa brenda një kutie kremi Bledion Nallbati ndezi zjarr që u shua nga Garda. Rithemelimi zaptoi Kuvendin 1 orë para seancës dhe bllokoi foltoren me karriget pirg. Kjo situatë detyroi mazhorancën ta votojë pr.buxhetin në më pak se 5 minuta, për herë të parë pa prezantimin nga kryeministri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
21 janari, Bamir Topi: Vendimi i Strasburgut, sinjal për institucionet e drejtësisë së re! Më është bërë gjyq publik se kërkova të mos pengohen hetimet

 

Pak ditë pas vendimit të Strasburgut për 21 Janarin, konkretisht rastin e Aleks Nikës, që denoncoi pamjaftueshmërinë e hetimeve të bëra nga autoritetet gjyqësore mbi tragjedinë e 21 janarit, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në “Frontline” në Report TV me Marsela Karapançon i është bashkuar këtij konkluzioni.

Sipas Topit vendimi për Nikën është një sinjal që vjen nga Strasburgu dhe “në radhë të parë duhet të sensibilizojë institucionet e drejtësisë së re”.

Pyetje: A mund të konsiderohet vrasje shtetërore 21 janari? Si e komentoni vendimin e Strasburgut?

Bamir Topi: S’dua të futem në petkun e drejtësisë. Ata janë të vëmendshëm. Çështja e 21 janarit nuk është e thjeshtë. Më 20 janar kujtohen të gjithë për të folur për 21 janarin, me datë 22 nuk flet askush. Ai sinjal që vjen nga Strasburgu në radhë të parë duhet të sensibilizojë institucionet e drejtësisë së re. Unë mendoj se janë duke punuar në përgjithësi dhe janë kryefjalë e jetës institucionale në Shqipëri. Besoj dhe uroj të jetë në vëmendje.

Pyetje: Zyra juaj shumë pranë kur ndodhi 21 janari. Cilin detaj do veçonit nga ajo ngjarje?

Bamir Topi: Momenti i vrasjeve sigurisht. Vrasja e një njeriu është fundi. Duhet të futesh në ndjenjën e familjes ata janë të parët që e ndjejnë. Pastaj të gjithë me radhë dhe në fund fare është pjesa që ekspozohet. Më pas vazhdoi në krijimin e alibive në pengimin e institucioneve për të bërë drejtësi… U ngrit një komision hetimor vetëm me pjesën e maxhorancës dhe mori në hetim institucionet kryesore të vendit. Dhe mori edhe presidencën. Mori kryeprokuroren shefin e shërbimit informativ, gazetarë njerëz të mediave… Janë ngjarje emblematike tragjike. E gjitha kjo ishte për ta vendosur çështjen penale për 21 janarin në terrenin e politikës. E kam thënë dhe dikur mua më është bërë gjyqi publik politik dhe institucioneve të tjera dhe praktikisht nuk kam parë t'i jetë bërë gjyqi opozitës.

Kanë dashur ta nxjerrin presidentin në atë kohë nga roli i arbitrit institucional. Atëherë i kam konsideruar jo vrasje në kryeministri por në bulevard. Kam kërkuar të mos pengohen institucionet e drejtësisë. Ai komision parlamentar i bëri gjyqin politik dhe nëse gjyqi politik do konsiderohesh me penalitete e kam thënë dhe dikur tjetër sot do isha me burg përjetë. Nga kjo pikëpamje keqardhja ime e madhe ishte çfarë ndodhi, por keqardhja tjetër është politika në parlament edhe pas ndryshimit, edhe ata që ishin deklaruar se do bëjnë çështje e mundur për të zbardhur 21 janarin por nuk është bërë kurrë tentativë për debat publik për të bërë gjyqin 21 janarit. Kam mirënjohje për partnerin tonë kryesor që në atë periudhë kanë ardhur kohë pas kohe për të dhënë ndihmë për ta kaluar atë problem.

Pyetje: Drejtësia e re a e ka pushtetin ta zbatojë ligjin?

Bamir Topi: Kam përshtypjen se po. Nuk po i vjen pushteti nga politika. Ata po rifitojnë terren, sepse nuk mund të fitohet menjëherë. Ata kanë mbështetjen e gjerë publike. Unë mendoj që është një element shumë i fuqishëm për të menduar.

Pyetje: Berisha në hetim nga SPAK, si e komentoni qëndrimin e tij që thotë se duhet autorizim nga SPAK?

Bamir Topi: Unë mund të flas por dua të ndjek të njëjtin standard kur një personazh është ne hetim për pozicionin që kam pasur preferoj të mos komentoj. Janë të shkruara të gjitha. Të zbatohet kushtetuta.

Ora 19:51
Bamir Topi: Nuk ka më opozitë, ka prekur fundin! Rithemelimi e ka ulur aq poshtë përfaqësimin sa i gëzohet një personaliteti fars

 

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në “Frontline” në Report Tv me Marsela Karapançon, duke komentuar kaosin e krijuar nga Rithemelimi dhe “aksionin e tyre” të ri, ka deklaruar se opozita ka prekur fundin. Sipas Topit nuk ka më opozitë. 

Pyetje: A është më e fortë opozita apo më e dobët?

Bamir Topi në Report Tv: Ka shkuar në fund, ku nuk ka limit. Ku ka opozitë… Kjo nuk është opozitë. Ndonjëherë më mirë pa opozitë se e çon shtetin në autoritarizëm e monoparti dhe e marrin në dorë njerëzit… Secili kërkon të fitojë protagonizëm (Rithemelimi). E kanë ulur aq poshtë përfaqësimin sa shkojnë për t’iu gëzuar rrogës dhe një personaliteti falls…

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ora: 22/11/2023 05:38

    Kur ben moral edhe imorali, eshte kulmi i hipokrizise. Pasi vetcaktoi veten si kandidat, detyroi koleget ta zgjedhin President, duke blere edhe disa deputete "nano-hajdutiste". Dhe me Nik Spaine sekser, e coi pazarin e gjykatesve deri afer milionit, euro. Ka nje vlere per median boliniste: qe ne te rine e tij, kur "shkollohej" ne Itali, nisi edhe lugen e corbes qe nuk e paska harruar edhe pleqni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie