Dashuria është si një tango, për ta kërcyer duhet të jenë dy. Ritëm, fantazi, energji, kërcimi është një instikt natyral i cili na bën të ndihemi mirë.

Vallëzimi është një formë arti që në përgjithësi i referohet lëvizjes së trupit, zakonisht ritmike dhe në muzikë, përdoret si një formë e të shprehurit, bashkëveprimi social ose të paraqitura në një gjendje shpirtërore apo përcaktimit të performancës.

kercimi latin

Përveç këtyre, kurset e kërcimeve latine në Shqipëri janë përhapur shumë duke tërhequr mjaft të rinj e të reja, por jo vetëm, edhe mosha më të vjetra, të cilët marrin pjesë në kurse të kërcimit latin. Jo vetëm për t`u argëtuar, për të mësuar por edhe për të lidhur miqësi.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit instruktorja e një prej qëndrave të kërcimit më të frekuentuara në Tiranë, Elna Bisha, thotë se kërcimi latin është social, shumë argëtues që kërcehet në çift dhe ndihmon që njerëzit të jenë më të komunikueshëm dhe më të dashur me njëri- tjetrin.

kercimi latin

“Ne mësojmë dhe praktikojmë më pas, duke zhvilluar kursin tre herë në javë. Dy herë në palestër dhe një herë në javë në mbrëmjet latine ku ne praktikojmë ato që kemi mësuar”.

Disa persona zgjedhin palestrën, disa notin, disa seanca dobësimi në estetikë për të mundur që në sezonin e verës të përfitojnë trupin e dëshiruar. Sipas instruktores Elna Bisha, kërcimi latin është mënyra më e mirë për të përfituar fizikun tuaj si për t`u dobësuar si për ta tonifikuar trupin.

Moshat të cilat praktikojnë kurse kërcimi latin janë nga 20 deri në 40 vjeç.

kercimi latin

Disiplinat që bëjnë pjesë në kërcimet latine janë:
Salsa, Bachata, Merengue, Kizomba, Cha cha cha, Jive, Baili di grupo, Rueda de casino, Tango dhe tango argjentinase, Rumba, Vals vienes, Vals angles etj.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)