Rivalitet kuqezi në Spanjë, Sadiku dhe Uzuni në garë për golashënuesin më të mirë

Rivalitet kuqezi në Spanjë, Sadiku dhe Uzuni në garë për golashënuesin më të mirë

Armando Sadiku dhe Myrto Uzuni

Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku janë duke shkëlqyer në La Liga 2 në Spanjë. Dy sulmuesit shqiptarë janë në garë për kreun e golashënuesve, teksa së bashku kanë realiuar 10 gola këtë fillim sezoni.

Uzuni ka shënuar gjashtë herë për Granadan, duke qenë veç të tjerash edhe njeriu i momentit te të tijtë. Beratasi ndan kreun e golashënuesve më të mirë me Raul Garcia të Mirandes. Nga ana tjetër, Sadiku këtë sezon është kthyer ai i vjetri, duke qenë deçiziv për Cartagena me katër gola.

Rivaliteti mes tyre tanimë kalon në La Liga 2, me sulmuesit kuqezi që janë në garë për "Këpucën e Artë". Nëse Sadiku vijon me këto rritme, ftesa për një rikthim në Kombëtare nuk duket e largët. "Shtegtimi" në Turqi dhe Bolivi bënë që 31 vjeçari të humbiste vendin në ekipin kombëtar të Shqipërisë, ndërsa këtë sezon Sadiku është kthyer të bëjë bomberin e munguar te Cartagena.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën