Rivendosja e tabelave në Finiq, PBDNJ: Qëndrime hiene, gjuhë urrejtje, pesë pyetje Ramës

Sot në bashkinë e Finiqit janë rivendosur tabelat me shqipen si gjuhë të parë dhe greqishten të dytë. Megjithatë PBDNJ-ja, që është njëra nga partitë që mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri ka reaguar kundër kryeministrit Edi Rama. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule pas akuzave ngre disa pikëpyetje për kreun qeverisë.

DEKLARATA E PLOTE E PBDNJ-se
Në vazhdim të qëndrimit tonë publik të shprehur në deklaratën e përbashkët  me Bashkimim Demokratik të minoritetit etnik Grek  OMONOIA:

1. Dëshirojmë edhe njëherë të shprehim indinjatën tonë dhe të dënojmë me forcë  aktin vandal të heqjes së tabelave dy gjuheshe në Bashkine Finiq. Ky akt përben shkelje flagrante të të drejtave të pjesëtareve të Minoritetit Etnik Grek, siç ato burojnë nga Konventa kuadër e Këshillit të Europës, nga legjislacioni i vendit sikurse edhe nga politikat dhe praktikat europiane.

2. Kryeministri Rama, “me qëndrime  hiene natën dhe qingji ditën”, pretendoi dje arsye teknike qe çuan në këtë akt të papranueshëm dhe premtoi rivendosjen e tabelave. Edhe në rast se shterojmë vullnetin tone politik pozitiv dhe i konsiderojmë këto deklarata si të sinqerta, pyetjet e mëposhtme kërkojnë përgjigje:

a. Përse tabelat u hoqën natën nën një klimë terrori dhe pranie të paarsyeshme policore?

b. Përse nuk i parapriu këtij akti komunikimi dhe bashkërendimi institucional i veprimeve të Qeverisë me pushtetin vendor?

c. Përse Qeveria e zotit Rama nuk i ka vendosur vetë tabelat dygjuhëshe në hapësirat ku jeton tradicionalisht dhe në numra të konsiderueshëm Minoriteti Etnik Grek siç e kërkon Ligji për Mbrotjen e Pakicave Kombëtare i votuar qe në tetor 2017?

d. Përse Qeveria Rama nuk ka miratuar ende aktet nënligjore, të domosdoshme për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, në një kohë qe e kishte detyrim ligjor qe duhej plotësuar deri ne maj 2018?

e. Përse nuk ka marrë asnjë masë për autorët e prishjeve sistematike të tabelave dygjuhëshe në aksin Kakavi- Gjirokastër?  Përse nuk janë rehabilituar ato?

3. Denoncojmë gjuhën e urrejtjes, por edhe të klithmave për përplasje etnike qe u artikuluan publikisht gjatë këtyre ditëve nga individë, grupe apo edhe forca politike dhe i drejtohemi Prokurorisë për shqyrtimin serioz të tyre.

4. I kërkojmë Qeverisë ridimensionimin e politikave për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Minoriteteve në përputhje edhe me frymën dhe germën e vlerësimit të katërt të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, i cili u publikua në muajin mars 2019, duke amenduar dhe plotësuar legjislacionin, duke ngritur strukturat e duhura zbatuese, duke aplikuar projekte sistematike për informimin dhe formimin e opinionit publik në lidhje më të drejtat e Minoriteteve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vangjel: 07/05/2019 17:20

    Dules, shikoji si jane tabelat ne hellade : vetem helenikisht duke qene nje vend i bashkimit europian!!.. Hy njehere ne navigator dhe nuk arin te orientohesh dot ne gr. Po je nje genuin sherxhi mosmbajtesfjale. Po nje gje te justifikon se ti edhe veten tende dhe atyre si ty e genjen dhe e beson

    Përgjigju
  • Blenard: 07/05/2019 13:36

    O dule o zagar cti bejm idrizit qe perdorni njeri tjetrin cdo dark ju morrat e atdheut grek ptuuuuu rac e keqe

    Përgjigju
  • Vlonjati: 07/05/2019 13:28

    Po ne Cameri do vendosen tabela dy gjuheshe mqs dhe atje jetojn shqiptar etnik Greqia pjes e Eu i ka njohur pakicat kombtare?? Shqiptare. Maqedonse. Turke. Ky dulja ti kerkoj shtetit Meme Greqis ti respektoj ato qe ai kerkon nga shteri Njerke. Mqs e ka shtetin meme dhe shqiperin njerke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë