Shemben mbi 10 objekte në qendrën e qytetit të Krujës. Rivitalizimi i qendrës së qytetit të ka indinjuar shumë pronarë objektesh të cilët kishin objektet e tyre në qendrën e qytetit.
 
Ata shprehen se kanë leje ndërtimi për këto objekte dhe ato kanë 20 vjet që janë ndërtuar. Sipas qytetarëve krutan Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nuk i ka marrë parasysh dokumentacionin e tyre, madje as nuk i ka njoftuar për prishjen që do bëhen
  
Nga ana tjetër Bashkia e Krujës është shprehur se plani i ri për qendrën e Krujës ka parashikuar prishjen e disa objekteve, qofshin ato me leje apo pa leje. Sipas bashkisë të gjitha objektet që kanë pasur dokumentacione të rregullta do të dëmshpërblehen plotësisht.

[gallery]21407[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com