Arjen Robben ka qenë arkitekti i fitores së Bayern Munich kundër Hannoverit (4-0), takim ky i zhviluar dje në 'Alianz Arena', në kuadër të Bundesligës gjermane.

Siç njofton Kosovapress, lojtari holandez në fitoren e 'bavarezëve' shënoi dy gola. Robben mendon se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Hannoverit. Ai thotë se është mirë të shënosh katër gola para tifozëve të tyre.

"Ishte një lojë e mirë. Ne kemi luajtur me një sulm agresive pa i lënë asnjë shans Hannoverit", ka thënë Robben.

"Është mirë të shënosh katër gola para tifozëve tanë. Ne kemi mundur të shënojmë edhe më shumë", tha ai.

Robben beson se performanca e mirë e Bayernit do të vazhdojë edhe në ndeshjet e ardhshme. 

ATSH