Robert Aliaj reagon pas hyrjes së Sabianit në Big Brother: Produksioni e ka fajin

Robert Aliaj reagon pas hyrjes së Sabianit në Big Brother: Produksioni e ka fajin

Hyrja e Sabianit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka krijuar shumë polemika. Kristi dhe Keisi shpesh ndihen në siklet nga prezenca e Sabianit, por në rrjet kanë nisur komentet nëse edhe babai i Kristit, Robert Aliaj do të bëhet pjesë e Big Brother.

Robert Aliaj e ka mohuar kategorikisht pjesëmarrjen.

“Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë”, është shprehur artisti i njohur në një lidhje ‘live’ në rrjetet sociale.

“Faji është i produksionit sepse ata zgjedhin se cilët njerëz fusin brenda, por përgjegjësia është gjithashtu e shpërndarë, është edhe e individëve që marrin pjesë”, ka thënë Roberti duke thumbur në këtë mënyrë edhe Sabianin.

Ky reagim i Bertit vjen fiks një ditë pasi Sabiani është bërë pjesë e Big Brother duke i dalë në mbrojtje vajzës së tij Keisit, pasi sipas tij Kristi po bën lojë të dyfishtë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arti Lanës: 07/03/2023 16:34

    Cdo prind për femijën e vetë sidomos për vajzën, do bëfte të njëjtën hap drejt saj sic bëri dhe Sabiani. .Vërtet jetojmë në 2023 po ne kemi tradita e për asgjë në botë nuk i shkelim, nuk jemi kaq modernë sa të pranojmë duke e reklamuar njohjen a "dashurinë"e vajzës në publik , ndaj me te drejtë u bë nderhyrja e prindit në këte rast e Sabianit. Pa vendoseni vehten ju që diskutoni pse vajti e hyri mes dy të rinjve , po të kishit vajzën tuaj e të degjonit se djali qe pretendon vajza se po krijon nji njohje a lidhje, e përdor djali për lojë, si do kishit vepruar ju, do i thonit bravo djalit që perdor, vajzën si nji top futbolli në lojë..? Cdo njeri e sheh nga këndvështrimi i vetë ndollin, por e pergjithshmja ështe këto vese të lojrave me vajzat , nga disa djem duhen evituar e të jesh pranë vajzës në këto momente ështe mbrojtja dhe dashuria që i përcjell prindi, duke i qëndruar pranë, nuk quhet injorance fshatareske por kujdes prinderor, nuk është bluzë vajza qe e përdor njiher e idhe në kosh plehrash, por nji femër qe kërkon siguri respektin dhe dashurinë jo lojën e talljen..!!

    Përgjigju
  • Shkodrani: 06/03/2023 11:03

    Jena ne 2023 dhe me ju vu mrapa vajzes asht injorance e mesjetes,nuk ka mujt kush deri ne dite te sodit me rujt as vajzen,grun as motren.Ky rast percjell ne opinionin e qyteterum kanunin dhe jo mentalitetin Evropian ku pretendojme me shku.Po nese Kristi del jashte e dashnia prishet prej babs fshatar dhe vajza ose metet beqare tan jeten ose te shkon ne vetvrasje e cfar fiton Sabiani!!!!qe po ndan dy dallandyshe qe po dojn me ndertu folene si tan moshatart e tyne ne Evrope.

    Përgjigju
  • DURRSAKU: 06/03/2023 08:45

    JE BO SHUM ANTIPATIK OOOO ROBERT....TI KUJTON SE NDRRON SYZET , E VENDOS SYZE PATATINASH DHE BEHESH PERSONAZH PUBLIK........TURP ATO QE TE NXJERRIN NE TV TY DHE ANALIST TI.PIKA QE SU BIE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja