Pas ndarjes nga Nora Istrefi, Robert Berisha është kthyer në qendrën e vëmendjes për median rozë.
Së fundmi ka rënë në sy një koment që ai ka bërë në një fotografi të këngëtares së dashur për publikun, Eneda Tarifa.
Eneda ka shpërndarë një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën shihet e buzëqeshur me dy mikesha të saj. Të treja janë mbështur në një mur prej guri dhe në përshkrimin e fotos, këngëtarja ka shkruar: “Ne kaq lejm kur ikim jo për ndonjë gjë”.
Në foton në fjalë, Roberti ka lënë një koment vërtetë të papritur. “Ju do babi fort.”-ka shkruar ai, duke na lënë të kuptojmë se ekziston ndonjë lidhje mes tij dhe vajzave në fjalë. Ndërkohë këtij komenti të bërë, Eneda i është përgjigjur me fytyra të qeshura me lot.