Robert Budina: Jemi kockë e fortë! Te trualli i teatrit të ndalohen punimet, do të pengojmë projektin

Regjisori Robert Budina u shpreh se tani fjalën e ka populli dhe sheshi. Ai kërkoi që SPAK të vendosë përpara drejtësisë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e bashkisë Veliaj, ministren e Kulturës, drejtorin e Teatrit, IMT, etj.

"Kemi ndjeur 2 vite e 3 muaj për Teatrin imagjinoni për demokracinë. Sot për të rikthyer teatrin sikur ka qenë kemi hapur një peticion që mund ta firmosni këtu, që do të shpërndahet nëpër Shqipëri 'E dua Teatrin aty ku ishte, siç ishte'. Kryeministri tha unë kam votat dhe bëj ctë dua. Kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist mbi artistët dhe aktivistët, qytetarët. Kemi të gjitha pamjet kur tërhiqen zvarrë intelektualët sepse donin të mbronin teatrin. Ne nuk do të tërhiqemi se jemi kockë e fortë.

Ia treguam 2 vite dhe 3 muaj e çuam në dëshpërim total. Ai e shembi për të na thënë se është i fuqishëm dhe nëse ne nuk rikthejmë tempullin e qytetarisë nuk do ta fitojmë kurrë betejën. Faktori ndërkombëtar po reagon me shpejtësi skëterrë cfarë po ndodh dhe motoja jonë nuk është ik, por eja. Ne kemi nevojë për të gjithë për të fituar këtë bejetë. I kërkova policisë që të vendoste vajzat përpara, se ne nuk jemi njerëzit e dhunës. Të nderuar qytetarë. Është rastësi që nuk kemi viktima nga ky akt terrorist. Disa aktivistë u mbajnë në qeli për 72 orë, të tjerë u lanë në arrest shtëpi, asnjë procedim për forcat e policisë. Këtu drejtësia ka marrë fund. Kontrata me shtetin është thyer. Nëse nuk ka reagim nga drejtësia e re qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten dhe pasurinë e tyre me të gjitha format.

Kemi depozituar dy kallëzime në SPAK për kryetarin dhe n/ kryetarin e bashkisë për korrupsion dhe tani për vrasje në tentativë dhe nuk kemi pasur asnjë reagim. Ne kërkojmë të dalë para drejtësisë porositëve i sulmeve, ekzekutuesi, njësia që e kreu, institucioni që duhet ta mbronte, IM që e la të shkatërrohej, të gjithë drejtorët që vendosën firmën në një raport të pakryer asnjëherë. Inxhinierët që kanë firmosur pa qenë asnjëherë në godinë. Një hap i parë është ndalimi i cdo punimi në truallin e teatrit. Kërkesa nga ana e prokurorisë dhe shpallja për procedim penal për të përfshirët. Ne do të pengojmë me forcë në të kundërt projektin. Ju bëj bëj thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë" tha ai.


Lajmi kryesor:

Dy orë protestë: Duam rindërtimi i teatrit aty ku ishte, siç ishte! Opozita sërish jashtë podiumit. Nesër në 11:00 para SPAK-ut, t'i bëjmë presion


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike