Përgënjeshtrimi/ Robert Budina: S’jam dënuar kurrë nga asnjë gjykatë

Përgënjeshtrimi/ Robert Budina: S’jam dënuar kurrë nga asnjë gjykatë

Robert Budina

Pas një lajmi të botuar para dy ditësh ku thuhej se dy regjisorët, Robert Budina e Kastriot Çipi, të mediatizuar gjatë protestave për Teatrin Kombëtar, janë dënuar për vjedhje fondesh, ka ardhur edhe reagimi nga Robert Budina. Regjisori e ka mohuar lajmin. ‘Nuk jam paditur kurrë nga asnjë lloj institucioni, e aq më pak dënuar kurrë nga asnjë lloj gjykate” deklaron regjisori.

Më datë 10.07.2018 është publikuar në disa media online dhe televizione një lajm i rremë ndaj personit tim si i dënuar nga gjykata e rrethit Tiranë i cili ka marrë vendimin e formës së prerë nga gjykata e apelit për shpërdorim dhe vjedhje të fondeve publike.

NË PËRGJEGJËSI TË PLOTË CIVILE DHE JURIDIKE DEKLAROJ:
UNË ROBERT BUDINA, NUK JAM PADITUR KURRË NGA ASNJË LLOJ INSTITUCIONI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, E AQ MË PAK DËNUAR KURRË NGA ASNJË LLOJ GJYKATE.
Kërkoj nga mediat që e kanë publikuar lajmin e rremë,  përgënjeshtrimin e tij brënda 24 orëve, në emër të dinjitetit dhe punës shumë vjeçare që kam mbi supe.
Çdo mosveprim ndaj kësaj kërkese do të shoqërohet me padi civile dhe penale ndaj të gjitha mediave që kanë publikuar këtë lajm të rremë dhe abuziv.

Akuza e trumbetuar ndaj meje, bëhet në këtë moment specifik të aktivitetit dhe angazhimit tim shoqëror që përkon me betejën e vështirë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe pronës publike, nga vjedhja me ligj që po i bëhet asaj nga pushteti i diktaturës së sotme që po instalohet në Shqipëri.

Ky veprim i dëshpëruar i fabrikuar nga pushteti dhe mediave pranë tij, më bindin plotësisht që beteja që kemi nisur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe pronës publike duhet çuar deri në fund, në emër të qytetarisë, dinjitetit dhe padrejtësive që i bëhen qytetarëve të këtij vëndi.

Robert Budina

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fad: 12/07/2018 15:50

    Ore qose shko ne gjykat dhe mer vertetim qe nuk jeni denu ***

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë