Bota e kinemasë vajton ikjen e Robin Williams, i cili vdiq në shtëpinë e tij në pjesën veriore të Kalifornisë. Ai ishte 63 vjeç. Shkaku paraprak i vdekjes është thënë të jetë vetëvrasje nga asfiksia. Zëdhënësi i tij ka konfirmuar se ai vuante nga depresioni i rëndë. Vetë Williams ka folur shpesh për betejat e tij me alkoolin dhe kokainën.
Aktori dhe komediani i dashur nga legjionet e fansave për gjenialitetin e tij në improvizim dhe imitim, është vlerësuar gjithashtu për rolet e tij "serioze" në filma të tillë si : "Dead Poets Society", "One Hour Photo and Awakenings". Ai ka qenë katër herë fitues i Golden Globe për performancën e tij në "Mrs. Doubtfire", "The Fisher King", "Good Morning, Vietnam" dhe "Mork and Mindy", seria televizive e krijuar enkas për të . Ai është nominuar për Golden Globe dhjetë herë. HFPA gjithashtu ka nderuar Williams me çmimin Cecil B. DeMille në vitin 2005 për kontributin e shquar në botën e argëtimit. Një Globe të veçantë iu dha në vitin 1993 për punën e tij si "voiceover" i Xhindit tek Aladdin.
Përveç aktrimit, Williams ishte i njohur edhe për punën e tij të bamirësisë. Së bashku me miqtë Whoopi Goldberg dhe Billy Crystal, ai ishte një mbledhës i madh fondesh për "Comic Relief", shoqata bamirëse që ndihmon të pastrehët.
Kur Williams pranoi çmimin e tij DeMille, ai ja dedikoi atë mikut të tij Christopher Reeve dhe citoi Hamletin duke thënë: "Mund fluturimet e engjëjve të të këndojnë ty në prehjen tënde, princ i ëmbël." Ne themi të njëjtën gjë për ju, z Williams. R.I.P!
/Shqiptarja.com