
Shërbimi Privat i Sigurisë Fizike “RO.GAT SECURITY” Sh.p.k., është shoqëria e parë shqiptare e themeluar në vitin 1993. Duke kuptuar nevojat në rritje te tregut të lirë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së pronave e aktiviteteve, z.Begator MANE, duke qënë një oficer policie në karriere, vendosi të marrë përsipër rrezikun dhe përgjegjësinë për fillimin e nje aktiviteti të ri në drejtim të ruajtjes dhe sigurisë fizike të objekteve publike e private.
Në këto kushte ai themeloi Kompaninë e parë shqiptare me emër “RO.GAT SECURITY” për mbrojtjen dhe sigurinë fizike, e njohur si person juridik me Vendimin Gjyqësor Nr.4650-100, datë 26.05.1993 dhe paisur me Liçensë të ushtrimit të profesionit me Nr.1, datë 26.06.1993 e lëshuar nga Ministria e Rendit Publik. Pas ndryshimit të ligjit përkatës, kompania ne vitin 2001, u pajis me Liçensë të ushtrimit të aktivitetit në kategorinë “A+B”, me objekt ruajtjen dhe sigurinë fizike të objekteve publike dhe private si dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve vendas dhe të huaj në teritorin e Republikës së Shqipërisë.
Po ne kete vit, kjo Shoqëri shtoi në objektin e punës së saj edhe “Importimin, tregëtimin dhe istalimin e mjeteve të sistemit vrojtues, sinjalizues, audioviziv, mjeteve të mbrojtjes nga zjarri,si dhe sistemeve të kontrollit dhe monitorimit në distancë të automjeteve.
“Rogat Security” është çertifikuar me: Çertifikatë ISO 9001:2008 mbi sistemin e menaxhimit të cilësisë. Gjithashtu është certifikuar dhe vlerësuar disa herë nga insitucionte të rëndësishme ndërkombetare per cilësinë e lartë të sherbimit në fushën e ruajtjes dhe sigurisë.
Pas daljes ne vitin 2014 te ligjit te ri mbi “Sherbimin Privat te Sigurise Fizike dhe Armeve te Zjarrit”, ne vitin 2015 kompania Rogat Security zgjeroi aktivitetin e saj ne dy fusha te reja:
1. Ne fushen e trajnimit profesional
2. Ne fushen e tregetise se armeve te zjarrit
Duke parë që ky shërbim është kthyer në profesion, trajnimet po shihen nga qendra e trajnimit Rogat Security si mundësi për rritjen e cilësisë së këtij shërbimi në të gjithë gamën e tij me një staf të certifikuar dhe kualifikuar si dhe me seriozitetin dhe përvojën 25-vjecare kjo kompani kryen këto trajnime:
Ø Trajnim teorik dhe praktik për përdorimin e armëve të zjarrit.
Ø Trajnime të specializuara për operatorë, verifikues sinjalesh alarmi, shoqërues vlerash monetare, përgjegjës shërbimesh, trupërojë etj.
Ø Trajnim periodik ose trajnim i vazhduar.
Në mbështetje të trajtimeve profesionale të efektivave të SHPSF-ve( shërbimeve private të sigurisë fizike)kjo shoqëri së fundmi ka ndërtuar një poligon bashkëkohor qitjeje sipas të gjitha standartet që kërkon sot komuniteti evropian. Kompania investon çdo vit 10% të fitimit për sigurimin e paisjeve dhe sistemeve të nevojshme dhe moderne të kohës që janë në qarkullim për të garantuar siguri më të mirë në të gjithë gamën e shërbimeve që ajo kryen sipas legjislacionit.
Shërbimet e ofruara nga kompania janë: sigurimi i objekteve publike e private në pronësi ose në përdorim, truproje (bodyguard) për sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj; sigurimi i objekteve me sisteme alarmi dhe me patrullime me Grupe të gatshme; sigurimin nëpërmjet instalimeve të mjeteve të sistemit vrojtues, sinjalizues, audioviziv, mjeteve të mbrojtjes kundra zjarrit etj, si dhe gjuurmimi dhe lokalizimi në kohë reale i automjeteve nëpërmjet sistemit GPS/GPRS.

Liçensa e 1 profesionale e lëshuar nga Ministria e Brendshme
Zotëruesi i vetëm, Administrator (Titullar Subjekti) është Z.Begator Lesko MANE. Ai ka përfunduar Akademinë e Policisë së Shtetit në Tiranë dhe është diplomuar si oficer kariere. Pas përfundimit të Akademisë ka kryer detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Nga viti 1993 e deri sot drejton me përkushtim dhe profesionalizëm kompaninë e parë dhe ndër më të suksesshmet të sigurisë private në Shqipëri.
Komente










