/ATSH-AFP/ - Marrëveshja për programin bërthamor arritur sot mes Iranit dhe fuqive të mëdha hap horizonte të reja, konfirmoi presidenti iranian, Hassan Rohani në rrjetin social Twitter.
Tashmë që kjo krizë, që nuk ishte e nevojshme, u zgjidh, Irani dhe fuqitë e mëdha mund të përqendrohen në sfidat e përbashkëta", shkruan ai duke iu referuar luftës kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik.
Krerët e diplomacisë së Iranit dhe fuqive të mëdha filluan sot në Vjenë takimin që do të zyrtarizojë marrëveshjen e tyre për programin bërthamor të Teheranit, njoftoi Bashkimi Evropian.
Fillimi i takimit, nën pjesëmarrëjen e zyrtarëve iranianë, evropianë dhe të grupit 5+1 (SHBA, Rusi, Kinë, Francë, Britani e Madhe dhe GjermaniO u publikua drejtpërdrejt në faqen e internetit të BE-së.