Rokeri i njohur vuan nga kanceri i fytit...ja çfarë e shkaktoi

Eddie Van Halen

Rokeri i njohur Eddie Van Halen vuan nga kanceri i fytit dhe beson se e ka si pasojë e thithjes së vazhdueshme të dridhëses metalike të kitarës ndër vite.

64-vjeçari  është diagnostikuar me këtë sëmundje para  dy dekadash dhe ka udhëtuar vazhdimisht nga SHBA-ja drejt Gjermanisë për t’u trajtuar.

Sipas “Mirror”, në vitin 2000, atij i është hequr një e treta e gjuhës e  në vitin 2002 nuk kishte më qeliza kanceroze.

Por sëmundja i është kthyer yllit të rrokut dhe po e lufton prej 5 vitesh.

Kitaristi i grupit legjendar “Van Halen” ka konsumuar shumë duhan gjatë gjithë jetës, por përsëri fajëson ngaqë mbante kitaren në gojë.

Ai gjithashtu ka thënë se ka jetuar në studion e grupit të mbushur me energji elektromagnetike, duke përfshirë edhe konsumimin e duhanit e drogërave, ku gjithçka është mbledhur duke i shkaktuar kancer.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore,  grupi “Van Halen” i ka anuluar koncertet që nga viti 2015.

  • Sondazhi i ditës:

    Përvjetori i pavarësisë dhe çlirimit, a është bërë Shqipëria ajo që ëndërruan heronjtë tanë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Koncerti online për Natën e Bardhë në Tiranë/ Të gjithëve na mbetën sytë te bluzet e West Side Family