Bojkoti që Partia Demokratike po i bën reformës territoriale do të ketë pasoja edhe më të rënda elektorale në zgjedhjet e ardhshme.
Kështu mendon Roland Bejko, ekspert i Partisë Demokratike në komisionin parlamentar për ndryshimet në reformën territoriale në vitin 2021.
Në një intervistë për Tema, Bejko flet për problemet madhore që sipas tij ka ndarja territoriale në Shqipëri, për një ndarje që i shkon për shtat llogarive elektorale të Partisë Socialiste. Bojkoti i përsëritur i opozitës duke refuzuar pjesëmarrjen në komisionin e përbashkët do ta penalizojë, sipas tij, edhe më shumë në zgjedhjet në vijim.
Bejko flet për rolin e munguar të opozitës në funksion të qytetarëve që e kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar në parlament, duke përsëritur bindjen e tij se Berisha i shërben Ramës dhe anasjelltas, duke krijuar kështu një situatë dramatike në dëm të qytetarëve shqiptarë.
Bejko thotë se Partia Demokratike është kthyer në bunkerin ku Sali Berisha strehon hallet dhe interesat e tij duke e mbajtur peng partinë. Bejko flet për komoditetin e opozitës së përjetshme duke rregulluar “hallet” familjare në një marrëveshje të pandalshme me Ramën. Lëvizja Salianji dhe reagimet e lidershipit të PD-së ndaj tij, sipas Bejkos, tregojnë se Berisha ka frikë nga Salianji dhe lëvizje të tjera të ngjashme.
Bejko flet gjithashtu për braktisje të Berishës jo vetëm nga elektorati por edhe nga militantë fanatikë që e kanë ndjekur ndër vite.
“Statuti dhe Berisha s’kanë lidhje sepse Berisha është punist dhe statuti i Partisë shpreh demokracinë,” thotë Bejko, që sipas tij Berisha është jolegjitim në krye të Partisë Demokratike sepse ka shkelur statutin e partisë. Ai flet për përpjekjen e fundit për tryezën e bashkëpunimit opozitar dhe refuzimin e prerë të Agron Shehajt për t’iu bashkuar Berishës./ TemA
R.Xh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
53.9%
-
Jo
35%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4007
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘NATO të sigurojë hapësirën ajrore të Shqipërisë’- Eksperti Basha ‘i përvishet’ Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë
2 Prill, 20:07
-
Nallbani: Dhëndri zëhollë i Berishës spiun i komunizmit, ja pse njihet si disident i djathit! Duleviç: E turpshme ajo që ndodh në Kuvend
2 Prill, 18:27
-
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
2 Prill, 17:52
-
Legalizimet/ Rama: Një pjesë e tyre janë të pamundura me ligjin aktual! Po dixhitalizojmë të gjitha hartat, janë skanuar 54 milionë fletë
2 Prill, 17:05
-
Riorganizimi i PS, Rama nga njësia nr.14 në Tiranë: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë
2 Prill, 16:48
-
Blushi jashtë sallës së Kuvendit: Dënoj shkeljen e rregullores! Rama u heq taksat oligarkëve, por refuzon uljen e TVSH-së për produktet e shportës dhe heqjen e taksave mbi naftën
2 Prill, 16:29
-
Karaj ‘parashikon’ fatin e errët të PD: Me Vokshin e Nokën s’ka dritë në fund të tunelit! Berishën e heq vetëm Perëndia ose mendja e tij!
2 Prill, 14:36
-
Revolta në PD, Muçollari: Sqarimi brenda partisë, s’e ka luksin për përjashtime! Karaj: Paradoksale, Berisha kërkon anëtarësime, por bën spastrime!
2 Prill, 14:16
-
PS kërkon 1 minutë heshtje për masakrën e 2 prillit, opozita: Provokim! Noka bllokon foltoren: Ballën e rrjep si kec! Socialistët kalojnë në votim pas 6 orësh sherr
2 Prill, 14:06
-
Parku 'Dua të luaj' në Elbasan drejt përfundimit, Rama: Hapësirë e re moderne në shërbim të të gjithë qytetarëve
2 Prill, 13:29
-
Masakra e 2 prillit, Shkodra nderon viktimat e fundit të regjimit komunist! Demokrati heq kurorat e Bashkisë, Berisha akuza për integrimin
2 Prill, 11:47
-
Me të paktën 4 prona luksoze në Evropë, Malltezi ankohet në GJKKO: Më ktheni pasuritë se s’kam para! SPAK: Ka të tjera që s’kemi sekuestruar
2 Prill, 11:24