Policia ka bërë të ditur sot emrat e personave të arrestuar si të dyshuar në trafikimin e 1.3 tonë drogë në Kavajë të sekuestruara dje nga policia, ku mes të arrestuarve janë edhe pronari i fouristradës me kanabis si dhe personi që e kishte në përdorim atë.   

Dy vlonjatët, Arvis Muçaj dhe Arsitotel Kasaj, ku Muçaj ishte pronari, ndërsa Kasaj ishte personi që e kishte në përdorim automjetin me drogë.

Ditën e djeshme u bënë publikë emrat e tre personave të arrestuar, mes tyre edhe djali i një polici që ka pasur disa pozicione të rëndësishme në Policinë e Shtetit.

Ndërsa sot është publikuar lista e plotë me emrat e të dyshuarve, ku sipas policisë janë arrestuar 5 persona, janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 persona, më konkretisht:

Janë arrestuar personat :
- Arvis Muçaj, 24 vjeç
- Joni Sadikaj, 18 vjeç
- Roland Hysenbelliu, 37 vjeç
- Aristotel Kasa, 23 vjeç
- Kejvi Hajdari , 22 vjeç
 
Procedohen në gjendje të lirë personat me inicialet :
- Q.Ç, H.K, A.M dhe S.M

Si dhe janë shpallur në kërkim personat me inicialet:
- E.E, E.S, B.R., F.S dhe E.S.

Droga u sekuestrua ditën e djeshme në vendin e quajtur fshati “Bago”, brenda dy automjeteve, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon.
 
Në momentin e konstatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar, por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com