Kamboxhia - Kompania e makinave Rolls Royce ka bërë hapjen e rrjetit të parë zyrtar të shpërndarjes së makinave të tyre në Kambodia në bashkëpunim me HGB Group. Showroom-i do të hapet muajin tjetër ndërsa fillimisht u realizua një ceremoni për firmosjen e kontratës nga dy kompanitë në kryeqytetin Phnom Penh. Në këtë ceremoni morën pjesë krerë të rëndësishëm të industrisë dhe drejtorët rajonalë të kompanive të makinave.
Paol Harris, drejtor për shpërndarjen e Rolls Royce në Azi u shpreh se ndihej shumë entuziast për hapjen e këtij bashkëpunimi dhe se ishte momenti i duhur për t'u përfshirë në mënyrë aktive në treg.
Çmimi fillestar i një makine Rolls Royce nis nga $450,000.
Disa nga shitësit e makinave në Kambodia janë të shqetësuar për faktin që qeveria lejon hyrjen e makinave të tilla luksi duke mos konkurruar në mënyrë të drejtë me tregun e vendit. Ata shprehen se është akoma herët që makina të tilla të jenë pjesë e ekonomisë së dobët të vendit i cili nuk përballon dot makina si mercez dhe toyota dhe do të ishte më mirë që fillimisht të lejohej importi i tyre nga Gjermania apo Amerika, shprehet Sin Loken, shpërndarës dhe shitës makinash.
Një qytetar i zakonshëm shprehet se njerëz si ai përdorin biçikleta pasi nuk kanë mundësi të blejnë makina. Ndaj e shikon si jo të përshtatshëm këtë moment për sjelljen e një makine kaq të shtrenjtë në vendin e tyre, GDP-ja e të cilit ka norma shumë të ulëta.
Me ardhjen e markës në Kambodia ajo përfaqësohet në 15 dyqane dhe 26 qytete në rajonin e Azisë së Paqësorit. Kompania së fundmi ka hapur disa rrjete në vende si Filipinet dhe Vietnam, dhe është shpërndarë më tej në tregje të stabiliauar prej vitesh si Australi, Indi, Japoni dhe Taiwan.
Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO