ROME - Në rrobaqepësinë Gammarelli në qendër të Romës, vitrina e saj ofron një pamje shumë të veçantë ku janë ekspozuar tre veshje papnore të masave të ndryshme: njëra e vogël, tjetra e mesme dhe e treta e masës më të madhe.

Menaxheri i rrobaqepsisë Lorenzo Gammarelli shpjegoi se siç e do tradita 100-vjecare tashmë kemi ekspozuar tre veshje, njëra është rroba e bardhë me pelerinen e kuqe, të cilën Ati i shjentë do ta mbajë kur të shfaqet në ballkon menjëherë pas zgjedhjes.

Sipas traditës variantet e së njëjtës veshje do të jenë për kreun e ri të Kishës katolike, përderisa nuk dihet cili do të jetë ai.

“Veshjet do të futen në tre kuti të ndryshme me kapelën, që do të mbajë në kokë si dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm”, - tha rrobaqepsja e dyqanit.

Pasi tymi i bardhë do të dalë nga Kapela Sikstina, që nënkupton zgjedhjen e papës së re murgeshat në Vatikan bëjnë edhe përzgjedhjen përfundimtare të veshjeve, që do t’i përshtaten kreut të ri të Selisë së Shenjtë përpara se ai të dalë në ballkonin e tij per të përshëndetur besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)