Autoritetet italiane të Drejtësisë, i kanë kërkuar informacion Prokurorisë sonë të Përgjithshme në lidhje me fluturimet e shtetasve italinë nga aeroporti i Rinasit drejt Turqisë , pasi ata dyshojnë se këta të fundit, e kanë përdorur aeroportin shqiptar për të kaluar nga Turqia drejt Sirisë.
 
Lajmi është konfirmuar për A1 Report nga burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Krimeve të Rënda.
 
Kjo e fundit po merret dhe me hetimet për udhëtimet e shtetsave italianë të cilët kanë hyrë për një periudhë të shkrurtër në Shqipëri dhe që kanë pasur destinacion me pas Turqinë .
 
Ky sinjal i autoriteteve italiane mësohet se ka ardhur pas arrestimit të një shtetasi maroken, i cili ka treguar se aeroporti shqiptar është përdorur në disa raste për të dërguar besimtar musliman italian drejt Sirisë.

Autoritet italiane të drejtësisë kërkojne nga organi shqiptar i akuzes dhe policia shqiptare të evidentojnë fluturimet e shtetasve të tyre drejt Turqisë pasi dyshohet se ata shkonin për të luftuar në krah të terroristëve të ISIS.
 
Nga ana tjetër, edhe policia shqiptare ka kërkuar të njëjtën gjë edhe nga autoritet italiane, duke kërkuar evidentimin e rasteve kur shtetas shqiptare kanë përdorur aeroportet italiane për të udhëtuar drejt Turqisë.
 
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)