Roma në telashe, Policia Financiare 'troket' në dyert e klubit: Gjoba deri në 34 mln euro

Roma në telashe, Policia Financiare 'troket' në dyert e klubit: Gjoba deri në 34 mln euro

Foto ilustruese

Klubi i Serie A, Roma rrezikon të gjobitet me 34 milionë euro. Këtë raporton “La Repubblica” pasi Guardia di Finanza ka shqyrtuar pasqyrat financiare të klubit nga viti 2016 deri në vitin 2021.

Pas kontrolleve të Grupit Sportiv Fiamme Gialle për taksat e papaguara dhe refuzimit të klubit për të arritur një pajtim, topi i kalon Agjencisë së të Ardhurave.

Kështu Roma rrezikon një goditje të madhe nga organet tatimore. Dhe jo e parëndësishme, duke pasur parasysh shifrat e përfshira. Po flasim për miliona euro. Policia Financiare ka analizuar pasqyrat financiare të kompanisë nga viti 2016 deri në vitin 2021 dhe përfundimet që ka arritur nuk janë aspak ngushëlluese; auditimi përfundoi me një ankesë administrative për “deklarim të gënjeshtërt”.

Grupi amerikan 'Friedkin' që zotëron Romën mund të përballet me gjoba që kapin vlerën e 34 mln eurove.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Operacioni antidrogë 'Five'/ GJKKO dënon me rreth 2 shekuj burgim 30 anëtarët e grupit kriminal! Një mori pafajësinë, për një tjetër shpallet moskompetenca

Operacioni antidrogë 'Five'/ GJKKO dënon me rreth 2 shekuj burgim 30 anëtarët e grupit kriminal! Një mori pafajësinë, për një tjetër shpallet moskompetenca