Roma nuk lëkundet për Dzeko-n, Interi takim me United gjatë javës për Lukaku-n

Roma nuk lëkundet për Dzeko-n, Interi takim me United gjatë javës për Lukaku-n

Antonio Conte po pret me padurim zhvillimet në merkato pasi kërkon që me Interin të bashkohen sa më shpejt dy kërkesat e tij të panegociueshme Edin Dzeko dhe Romelu Lukaku. Italiani e ka bërë të qartë se Icardi nuk është në planet e tij dhe po ashtu as Nainggolan, të cilët do të lënë një boshllëk jo të vogël në skuadër.

Mirëpo sipas ‘corriera della sport’ për afrimet e reja po haset jo pak vështirësi. Interi ka gati 13 mln euro për Dzeko-n i cili tashmë është 33-vjeç dhe i përfundon kontrata në 2020, por Roma nuk heq dorë pa 20 mln euro për boshnjakun. Negociatat duken të vështirë për shtatlartin pasi verdhekuqtë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga futbollisti, diçka e cila vërtetohet edhe nga nervozizmi që ka shfaqur ky i fundit.

Për Lukakun drejtuesit zikaltër do të mbajnë  një takim me Manchester United gjatë kësaj jave, por ndryshe nga Dzeko marrëveshja nuk duket larg edhe pse shifrat në këtë rast janë stratosferike. Vetë Solskjaer e ka bërë të qartë që belgu nuk do të jetë titular sezonin e ardhshëm, por pavarësisht kësaj United nuk heq dorë pa 80 mln euro.

Mediat italiane raportojnë se deri më tani Inter ka ofruar 60 mln euro për 26-vjeçarin, por gjatë negociatve siç ndodh në tilla raste skuadrat mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Një faktor i rëndësishëm në realizmin e këtij transferimi pritet të jetë edhe dëshira e lojtarit për të kaluar në “Seria A”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen