ITALI - Serie A e futbollit në Itali mbylli mbrëmjen e të hënës raundin e 35-të. Tre javë nga fundi i sezonit, Interi zyrtarisht është shpallur kampion i Italisë për herën e 21-të në histori, teksa pesë skuadra të tjera janë në garë për tre vendet e mbetura për në Champions League, si edhe objektivat e tjera. Në fundin e renditjes Cremonese shpreson ende te mbijetesa (matematikisht), por ekipi nga Cremona mori një goditje të fortë pas përmbysjes 1-2 nga Lazio. Roma fitoi 4-0 kundër Fiorentinës. Ndërkohë zyrtarisht Verona dhe Pisa sezonin e ri do të luajnë në Serie B.
Në 'Olimpico', Roma vendase fitoi 4-0 kundër Fiorentinës. Djemtë e Gian Piero Gasperinit shënuan tre herë brenda pjesës së parë me Mancinin, Wesley Franca dhe Hermoson, ndërsa Pisilli 'vulosi' shifrat në 4-0 gjatë pjesës së dytë. Me 64 pikë, Roma mban vendin e pestë, një më pak se Juventusi që për momentin është në zonën Champions.
Në stadiumin 'Giovanni Zini' në Cremona, vendasit e Cremoneses u përmbysën 1-2 nga Lazio duke 'shkelmuar' shanset për mbijetesën edhe pse ende janë në garë. Në pjesën e parë Cremonese kaloi në epërsi me golin e Federico Bonazzolit, ndërsa Lazio përmbysi në pjesën e dytë me Isaksen dhe Noslin, me golin e dytë që u shënua në minutën e dytë shtesë.
Serie A, raundi i 35-të:
E hënë, 4 maj 2026
18:30 Cremonese 1-2 Lazio
20:45 Roma 4-0 Fiorentina
Renditja:

Komente