Romana Vlahutin ikën nga Shqipëria: Vijoni me forcë dhe vendosmëri në rrugën drejt BE

Romana Vlahutin ikën nga Shqipëria: Vijoni me forcë dhe vendosmëri në rrugën drejt BE

Romana Vlahutin

Romana Vlahutin ka mbyllur mandatin si ambasadore e Bashkimit Europian në Shqipëri. Dita e djeshme ka qenë e fundit, ndërsa Vlahutin përmes një postimi në “Tëitter” shpreh vlerësimet për vitet që shërbeu në Shqipëri. Ajo thotë se Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë.

Sot (dje) është dita e fundit e mandatit tim si ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do të jem gjithnjë mirënjohëse për privilegjin që m’u dha për të punuar në dobi të Shqipërisë dhe Europës. Shqipëria po punon fort për vendin e saj në BE, që i takon me të drejtë. Mund t’ju uroj vetëm që të keni forcë dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt. Sa për mua, personalisht, mundësia për ta ndarë jetën me njerëzit e mirë të Shqipërisë, dhe për ta pasur Shqipërinë shtëpinë time për katër vitet e fundit, ka qenë një dhuratë e mrekullueshme. Faleminderit

Romana Vlahutin

Romana Vlahutin do të mbetet në memorien e shqiptarëve së bashku me ambasadorin e SHBA, Donald Lu për përpjekjet për miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa është sulmuar shumë nga opozita gjatë qëndrimit në Tiranë. Vlahutin do të zëvendësohet në Shqipëri nga Luigi Soreca, i cili ka qenë drejtor për Sigurinë në Komisionin Europian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 01/09/2018 10:59

    Për të mirën e shqiptarëve ishalla kurrë me monstra të tilla në këtë vend...sngeli bashki e majtë pa i dhënë celsa...ndersa qendrori e ka mbajt në majë të....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale