Romani "Alef" një libër që jetohet!

Romani "Alef" një libër që jetohet!
TIRANE - I përkthyer në në 20 gjuhë të huaja  dhe me shitje që kalojnë mbi  2.5 milionë kopje në të gjithë botën, “Alef” romani i  shkrimtarit Paulo Coelho që pa dritën e parë të botimit në vitin 2010, vjen edhe në gjuhën shqipe.

Botimi voluminoz tashmë gjendet në libraritë e Tiranës dhe mund të jetë një lexim i mirë për kohën e lirë gjatë fundjavës. Për të gjithë ata që nuk kanë dëgjuar për këtë roman duhet thënë se kritika e ka rekomanduar si një nga librat që nuk duhen lënë pa u lexuar edhe nëse nuk keni lexuar asnjëherë më parë ndonjë botim tjetër të Coelhos të cilësuar deri më sot si shkrimtarin e dytë më i lexuar në botë pas Uilliam Shekspir.

Sepse “Alef” nuk lexohet si shumë libra të tjerë, por jetohet dhe të përfaqëson. "Alef" është një raoman që tregon sesi të përballosh frikërat brenda vetes, si të besosh në instiktet e tura, si të jesh mendjehapur ndaj rrugëve pafund që na lidhin ndërsa bëjëm udhëtimin e jetës.
 
Objekti i këtij romani është udhëtimi i Paolo Coelho-s, gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tri kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi - një udhëtim në kohë dhe hapësirë, me të kaluarën dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të vetvetes.
 
Pjesa më e madhe e romanit,përshkruan përvojat e autorit gjatë udhëtimit nëpërmjet hekurudhës transiberian me tren, me botuesin e tij dhe me një vajzë që ai takohet gjatë udhëtimit.
 
Romani fillon me Paulon, duke folur për pakënaqësitë e jetës: të rinj që mbarojnë universitetin dhe nuk gjejnë punë, të moshuar që dalin në pension pa asnjë grosh në xhep, të rriturit që nuk kanë kohë për të ëndërruar; që nga teta e mëngjesit deri në pesë të pasdites luftojnë për të mbajtur familjen, për të paguar shkollën e fëmijëve, duke u përballur me atë që të gjithë e njohim me emrin “realitet i vështirë”.
 
Bota, sipas Paolos, nuk ka qenë asnjëherë kaq e përçarë sa tani: luftëra fetare, gjenocide, mungesë respekti për planetin, krizë ekonomike, depresion, varfëri. Të gjithë kërkojnë rezultate të menjëhershme për të zgjidhur të paktën disa nga problemet e botës, ose të jetës së tyre private. Por gjërat duken gjithnjë e më të errëta sa më tepër që i afrohemi së ardhmes.
 
Po unë, ç’bëj kështu, duke u përpjekur të eci përpara në një traditë shpirtërore, rrënjët e së cilës i përkasin një të kaluare shumë të hershme, larg çdo sfide të çastit të tanishëm? - është pyetja që ai i drejton vetes teksa nis udhëtimin e tij.
 
Por, një tjetër personazh i rëndësishëm në këtë libër është Jao, përkthyesi, udhërrëfyesi, bashkudhëtari i tij, madje dhe mësuesi personal, ashtu si dëshiron ta quajë vetë Paolo. Me Jaon duket se kërkon t’u tregojë të gjithëve se zë një vend të privilegjuar në “mbretërinë e tij”, dhe bisedat me të janë mjaft interesante: askush s’duhet t’i humbasë së lexuari ato.
 
 Nje nga arsyet e shumta të këtij udhëtimi është pikërisht kthimi në të kaluarën, në atë që është nën tokë, në rrënjët e tij.
 
Një tjetër personazh, jo më pak i rëndësishëm, është Hilali, një violiniste e talentuar që do ta shoqërojë gjatë gjithë udhëtimit. Se çfarë vijon më tej, është një histori shumë personale, ku autori flet për marrëdhëniet me Hilalin dhe për mishërimin e mëparshëm. Hilali, nuk është emri i vërtetë i botës reale, por emri i ndryshuar nga  vetë autori, thjeshtë  për arsye privatësie.  Lidhja midis autorit dhe Hilalit është më shumë se një emocion.
 
Për herë të parë ai përjeton Alefin, pikërisht në tren, teksa ishte në kërkim të syve të saj. Tashmë e kishte takuar gruan që duhej të takonte në këtë rimishërim. Iu deshën vetëm tri martesa, por tani nuk dëshironte ta linte për askënd në këtë botë. I dukej sikur njihej që prej shumë shekujsh dhe do të vazhdonin së bashku në shekujt që do të vinin.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redakisa Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm