Rona Nishliu, çmim me
emrin e saj në Eurovision

Rona Nishliu, çmim me<br />emrin e saj në Eurovision
Faqja online “Wiwiblogs” dedikuar kompeticionit  të njohur Eurovision, ka emëruar çmimin për vokalin më të mirë me emrin e Rona Nishliut, për performancën e saj me këngën “Suus”, gjatë edicionit të vitit 2012. Sipas Wiwibloggs ky çmim i ndahet përformacës më të mirë vokale, që sjell emocion në skenë.

Nishliu është shprehur mjaft e emocionuar në Facebook pas këtij nderimi: “Shumë këndshëm! Wiwiblogs paskan krijuar që prej dy vitesh çmimin për nderë të performances sime në Eurovision ’12.  

Tani e tutje çdo këngëtarë me përformancë të fuqishme vokale shpërblehet me çmimin Rona Nishliu Award for Best live Vocal (Çmimi Rona Nishliu për Performancen më të mirë Vokale Live) Faleminderit WIWI – JU DUA”-ka shkruar Rona.

Këtë vit me këtë çmim u nderua këngëtarja Ruth Lorenzo, që përfaqësoj Spanjën me këngën “Dancing in the Rain “, kurse gjatë vitit të kaluar me po këtë çmim ishte shpërblyer Zlata Ognevich, përfaqësuesja Ukrainase.

rona nishliu

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria