Ronaldo e pret shkurt, i përgjigjet spekulimeve rreth të ardhmes e tij

Ronaldo e pret shkurt, i përgjigjet spekulimeve rreth të ardhmes e tij

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë një nga futbollistët më të përfolur në afatin kalimtar të kësaj vere. Spekulimet rreth të ardhmes së tij po vazhdojnë. Televizioni portugez, “Sport TV”, së fundi raporti se Sporting Lisbona është në bisedime për huazimin e 37-vjeçarit. Raportimi i tyre u bazua në një fotografi, ku thuhet se vetura e Ronaldos është parë në garazhin e stadiumit të klubit portugez, “Jose Alvalade”.

Megjithatë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka mohuar këto raportime. Në lajmin e publikuar nga “Sport TV” në “Instagram”, Ronaldo me llogarinë e tij zyrtare ka komentuar: “E rremë”. Ndryshe, Ronaldo me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme për së paku edhe një sezon. Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu klubet e lidhura me një transferim të tij.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja

Nesër Pashkët Ortodokse, Kryepiskopi Anastas: Vëmendja në Ukrainë dhe Gaza! Uron Nikolla e Meta: Begati në familjet tuaja