Ronaldo mposht Messin, shpallet lojtari ‘më i fuqishëm’ në Instagram
Christiano Ronaldo, Lionel Messi
Cristiano Ronaldo është zgjedhur si “lojtari më i fuqishëm” në rrjetin social “Instagram”. Kapiteni i Portugalisë lë prapa Lionel Messin, Neymarin e Kylian Mbappen, si lojtari me më së shumti ndikim në platformën e rrjeteve sociale pasi pati një rritje prej 48% të ndjekësve në vitin e fundit.
Ronaldo tani ndiqet nga 481 milionë njerëz në “Instagram” dhe renditet si lojtari më me ndikim nga ata që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, sipas “BBC”.
Renditja bazohet në mjetin e matjes së ndikimit të “Nielsen Sports”, që vlerëson ndjekësit total, rritjen e ndjekësve, shkallën e angazhimit dhe vlerën për postim në “Instagram”.
Ronaldo besohet të ketë një vlerë prej 3,585,218 dollarësh. Rivali i tij i madh Lionel Messi, i cili tani ndiqet nga 360 milionë njerëz – një rritje prej 38% në vitin e kaluar, renditet i dyti në listë. Ai ka gjithashtu një vlerë të madhe postimesh prej 2,631,388 dollarësh.
Argjentinasi pasohet nga dy bashkëlojtarët e tij në Paris Saint-Germain, Neymar dhe Mbappe. Dyshja e Real Madridit, Vinicius Jr dhe Karim Benzema janë në vendin e pestë dhe të gjashtë në listë, ndërsa Paulo Dybala i Argjentinës është i shtati. N’Golo Kane, Paul Pogba dhe Sergio Ramos, e mbyllin top-dhjetëshen.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.2%
-
Jo
19%
-
Ndoshta
10.8%
Vota total: 872
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ka dëmtuar ligamentet', mësohet koha që Lionel Messi mbetet jashtë fushe
17 Korrik, 09:50
-
Doli nga fusha i dëmtuar, Lionel Messi një ditë pas triumfit: Jam mirë, Argjentina ka të ardhme të mrekullueshme
16 Korrik, 20:58
-
Incidente, shtyrje dhe spektakël! Argjentina mposht 1-0 Kolumbinë në shtesë dhe fiton Kupën e Amerikës
15 Korrik, 09:22
-
Historia që qëndron prapa fotos së famshme të Messit me Yamal
9 Korrik, 13:55
-
Kritikat pas humbjes së penalltisë me 'panenka', Lionel Messi: Isha nervoz, jemi me fat që kemi Martinez në portë
5 Korrik, 21:58
-
Messi gabon penalltinë, Martinez edhe njëherë hero! Argjentina gjysmëfinaliste, pret kundërshtarin
5 Korrik, 13:36
-
VIDEO/ Fillon Kupa e Amerikën, Argjentina fiton 2-0 ndaj Kanadasë dhe nis mbrojtjen e titullit! Lionel Messi vendos rekord
21 Qershor, 21:39
-
Habit Lionel Messi: Real Madrid skuadra më e mirë në botë, te Barcelona u bëra për psikolog
7 Qershor, 15:49
-
1 milion dollarë, shitet peceta e përdorur nga Barcelona për të nënshkruar me Lionel Messin
18 Maj, 09:41
-
Shitet shamia që ndryshoi historinë e futbollit! Ky është çmimi i kontratës së Messit kur ishte 13 vjeç
9 Maj, 14:15
-
VIDEO/ I duhen 12 minuta, Lionel Messi gjen rrjetën! Inter Miami barazon 2-2
7 Prill, 10:42
-
Lionel Messi mediton tërheqjen nga futbolli, 'Pleshti' tregon kushtet
27 Mars, 15:02