Mesa duket Cristiano Ronaldo nuk ka patur një fillim të mbarë të aventurës së tij në Arabinë Saudite. Në dy paraqitjet e para nën fanellën e Al Nassr ai nuk ka patur një rol vendimtar ashtu siç pritej. Madje skuadra e tij u eleminua në gjysmëfinale të Superkupës duke humbur 1:3 ndaj Al Ittihad.
Në atë ndeshje, portugezi pati një rast të madh në pjesën e parë, për të cilin trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia tha se Ronaldo mund të kishte ndryshuar drejtimin e lojës nëse do të kishte arritur ta shfrytëzonte.
Meqë nuk e bëri, iu desh të përballej me kritika nga media të caktuara dhe në internet filloi të qarkullonte një video në të cilën një nga drejtorët e klubit vë në dyshim korrektësinë e vendimit të tij për t’i ofruar Ronaldos kontratën më të pasur në histori.
“Kam shpenzuar 200 milionë euro për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë ‘Siuu’”, komenton sauditi.
Në video, sauditi është mjaft i mërzitur nga përmendja e emrit të Ronaldos teksa imiton festën e tij të famshme.
Portugezi i famshëm do të ketë shansin e radhës për një provim korrigjues të premten, kur Al Nassr të vizitojë Al Fateh, skuadrën e gjashtë të Ligës Pro Saudite.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.9%
-
Të gabuar
40.1%
-
Jam i/e dyzuar
4.1%
Vota total: 2854
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Gjirin Persik dhe raketat mbi Riad, Cristiano Ronaldo largohet nga Arabia Saudite me destinacion Madridin
3 Mars, 11:55
-
Cristiano Ronaldo 'rikthehet' në Spanjë, blen 25 përqind të aksioneve të klubit të La Liga 2
26 Shkurt, 11:24
-
VIDEO/ Nga protesta në fushë, Cristiano Ronaldo shënon golin e 962-të në karrierë
15 Shkurt, 13:52
-
Cristiano Ronaldo nuk del në stërvitje me Al Nassr, kërkon largimin në qershor?
4 Shkurt, 15:28
-
Karim Benzema shfrenon fantazinë: Al Hilali është si Real Madridi
4 Shkurt, 13:21
-
“Gruaja e jetës sime!” Cristiano Ronaldo nuk kursehet për ditëlindjen e Georgina Rodriguez, i dhuron orën luksoze
28 Janar, 10:25
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo i padëshiruar në vendlindje, i vihet flaka statujës së CR7! Autori filmon veten dhe kërcen
21 Janar, 12:09
-
Cristiano Ronaldo 'fiton 2-0' kundër Juventusit, gjykata në Torino: Futbollisti s'ka pse i kthen 9.8 milionë euro klubit
19 Janar, 12:50
-
VIDEO/ Al Hilal përmbys 3-1 Al Nassr në derbin e Arabisë Saudite, Cristiano Ronaldo 41 gola larg numrit 'magjik'
13 Janar, 14:20
-
GOLAT/ Kylian Mbappe ndan 'kurorën' me Ronaldon, Real Madridi fiton 2-0 kundër Sevillas
21 Dhjetor 2025, 11:44
-
FIFA 'amniston' Cristiano Ronaldon, do të luajë në Kupën e Botës 2026
26 Nëntor 2025, 16:06
-
Cristiano Ronaldo darkon në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Më afroi më shumë me tim bir
19 Nëntor 2025, 11:33