Ronaldo nuk përmbush pritshmëritë, zhgënjehet sheiku saudit: Pagova 200 milionë euro për të dhe nuk bën asgjë (VIDEO)
Drejtor sportiv i Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo
Mesa duket Cristiano Ronaldo nuk ka patur një fillim të mbarë të aventurës së tij në Arabinë Saudite. Në dy paraqitjet e para nën fanellën e Al Nassr ai nuk ka patur një rol vendimtar ashtu siç pritej. Madje skuadra e tij u eleminua në gjysmëfinale të Superkupës duke humbur 1:3 ndaj Al Ittihad.
Në atë ndeshje, portugezi pati një rast të madh në pjesën e parë, për të cilin trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia tha se Ronaldo mund të kishte ndryshuar drejtimin e lojës nëse do të kishte arritur ta shfrytëzonte.
Meqë nuk e bëri, iu desh të përballej me kritika nga media të caktuara dhe në internet filloi të qarkullonte një video në të cilën një nga drejtorët e klubit vë në dyshim korrektësinë e vendimit të tij për t’i ofruar Ronaldos kontratën më të pasur në histori.
“Kam shpenzuar 200 milionë euro për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë ‘Siuu’”, komenton sauditi.
Në video, sauditi është mjaft i mërzitur nga përmendja e emrit të Ronaldos teksa imiton festën e tij të famshme.
Portugezi i famshëm do të ketë shansin e radhës për një provim korrigjues të premten, kur Al Nassr të vizitojë Al Fateh, skuadrën e gjashtë të Ligës Pro Saudite.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prezantim ëndrrash i Mbappe-s te Reali, zotimi i francezit: Jap jetën për klubin, emocionohem nga nëna ime që qan
16 Korrik, 14:55
-
Euro 2024/ Cristiano Ronaldo zero gola, Wenger: Ky është ligji i jetës, asgjë konstante
7 Korrik, 15:28
-
Ja çfarë njoftoi Ronaldo pas eliminimit nga Franca
6 Korrik, 22:49
-
Euro 2024/ Fundi i një legjende, Cristiano Ronaldo vendos rekord negativ
6 Korrik, 18:55
-
Cristiano Ronaldo: Ky, Evropiani i fundit që luaj! Heroi Costa, vendos rekord në Euro 2024
2 Korrik, 14:25
-
Euro 2024/ Cristiano Ronaldo dhe rutina te Portugalia! Banjo akulli në 2 të mëngjesit dhe stërvitje në dush
1 Korrik, 18:49
-
Shtatë rekordet e Evropianit në fazën e grupeve, Ramadani mes 'yjeve' si Yamal dhe Cristiano Ronaldo
27 Qershor, 16:31
-
Kualifikimi historik, Tbilisi 'pa gjumë' nga festa e tifozëve! Adoleshenti bën akrobacinë e çmendur për Ronaldon (VIDEO)
27 Qershor, 14:53
-
VIDEO/ Pse u revoltua rrjeti, me Cristiano Ronaldon?
19 Qershor, 14:23
-
Euro 2024/ Portugalia përmbys 2-1 Çekinë në limite, Ronaldo dhe Pepe vendosin rekorde
18 Qershor, 22:55
-
Cristiano Ronaldo vendos rekord me dopietë, Portugalia mposht 3-0 Irlandën para Euro 2024
12 Qershor, 10:54
-
Cristiano Ronaldo i lë fansat pa fjalë, pasi dëgjohet duke kënduar një këngë dashurie
10 Qershor, 15:55