Cristiano Ronaldo do debutojë në Arabinë Saudite pikërisht kundër Lionel Messit, në miqësoren që yjet e futbollit arab do luajnë kundër PSG. Të enjte (19 janar) në Riad, në stadiumin "Mrsool Park" 25 mijë të pranishëm do ndjekin duelin Ronaldo - Messi, me portugezin që do zbresë për herë të parë në tokën e Arabisë Saudite.
Ronaldo shleu pezullimin me dy ndeshje që mbartte nga koha e Manchester United dhe do jetë i gatshëm për Al Nassr. Klubi i Ronaldos dhe Al Hilal kanë zgjedhur futbollistët më të mirë që do formojnë një ekip për të sfiduar Messin me shokë.
PSG do fitojë 10 milionë euro për një event të tillë, teksa afro 2 milionë tifozë kanë kërkuar një biletë. Do jenë vetëm 25 mijë të pranishëm në stadium, teksa 15 mijë bielta kanë dalë në shitje, kjo pasi pjesa tjetër do jetë me të ftuar.
Ku keni mesuar te shkruani keshtu...
Përgjigju