Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo rrëmbeu zemrat e tifozëve saudit në paraqitjen e tij të parë në Arabinë Saudite, me një paraqitje mbresëlënëse duke shënuar dy herë në trilerin prej nëntë golash ndërmjet yjeve të Al Nassr&Al Hilal dhe Paris Saint-Germain.
Në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në Riad, superylli portugez ishte kapiten i skuadrës saudite, e cila u vë përballë rivalit të tij të përbetuar, Lionel Messi dhe emrave të mëdhenj të futbollit, si Neymar, Kylian Mbappe e Sergio Ramos.
Ronaldo mori çmimin ‘lojtari më i mirë i ndeshjes’ pasi arriti të shënonte dy herë dhe performanca e tij ishte mbresëlënëse për një debutim.
Megjithëse ishte një takim miqësor, kjo sfidë joshi interesimin e futbolldashësve për shkak të emrave që ishin të përfshirë në të.